Chiesa-di-Zheje-Albania-redazione-albanese.jpg

Kisha e të Shëlbuemit në Zhejë në flakë

Mëngjesi i djeshëm i fillim vitit 2020 e ka gjetur Famullinë kishtare të të Shëlbumit në Zhejë në flakë. Kështu njofton në Karitasi dioqezan i kryedioqezës Tiranë-Durrës në faqen FB. Çatia e Kishës, si shkak i ndonjë fishekzjarri, siç u shpreh famullitari Dom Altin Shabani, mund të ketë qenë shkaktari kryesor që ka sjell dëmtimin jo fort të vogël të Kishës katolike në Zhejë.

R.SH. - Vatikan

Policia e Shtetit dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë me kohë, derisa të rinjtë e famullisë kishtare u kujdesën menjëherë për pastrimin e Kishës për kremtimin e festes së Zojës - Nënës së Zotit, që u kremtua më 1 janar, në përkim me Ditën Botërore të Paqes.

Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo ka shprehur solidaritetin e tij me famullinë kishtare të Zhejës, me famullitarin dom Altin Shabanin, me motrat dhe me popullin e Zotit të këtij komuniteti.

Besimtarët e Famullisë së " Shëlbuemit" Zhejë shpresojnë ta kthejmë sa më parë Kishën e dëmtuar nga zjarri në shtëpinë e Zotit dhe në shtëpinë familjare, madje edhe më të bukur seç ishte.

02 janar 2020, 15:59