Terremoto in Albania - Caritas Albania (29 novembre) Terremoto in Albania - Caritas Albania (29 novembre) 

Caritasi Tiranë-Durrës në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti nëntorit 2019

Misionarët dhe meshtarët në Dioqezën Tiranë-Durrës po punojnë pareshtur me të gjitha mundësinë që kanë për t’u ardhur në ndihmë, më së pari familjeve me fëmijë, të moshuar dhe me persona me aftësi ndryshe.

R.SH. - Vatikan

Në Shqipëri, Caritasi i kryedioqezës Tiranë- Durrës , bën të ditur se po vazhdon me angazhimin maksimal për ngritjen e kontejnerëve për familjet e mbetura pa shtëpi si shkak i tërmetit të nëntorit 2019. Shumë familje  - thekson Karitasi Tiranës - janë akoma nëpër çadra ose vijojnë të banojnë në shtëpitë e tyre të shpallura të pa banuara.

Misionarët dhe meshtarët në Dioqezën Tiranë-Durrës po punojnë pareshtur me të gjitha mundësinë që kanë për t’u ardhur në ndihmë, më së pari familjeve me fëmijë, të moshuar dhe me persona me aftësi ndryshe. Falë Kongregatave të ndryshme rregulltare të Kishës katolike dhe bamirësve nëpër botë, familje të tëra nëpër Dioqezën tiranë-Durrës që janë prekur nga tërmeti, po mbështeten rregullisht gjatë këtyre ditëve.

16 janar 2020, 13:19