Padre Gjergj Fishta, poeta francescano albanese Padre Gjergj Fishta, poeta francescano albanese 

Atë Vitor Demaj: Atë Fishta ndërgjegjja e popullit shqiptar

Atë Vitor Demaj: Atë Fishta, figurë poliedrike, e konsideronte veten si filozof shoqëror, u mundua ta ndihmonte popullin dhe vendin të lirohej prej veseve e kalonte tek virtytet. E njihte thellësisht shpirtin dhe jetën e popullit e të vendit të vet, nga zonat më thella e deri te institucionet ma të larta. Kujdesej për gjithçka, madje edhe për gjërat ma të vogla, për t’i treguar e propozuar, pastaj, vlerat më të larta e më të mira. Ishte në shërbim të popullit dhe të vendit të vet.

R.SH. - Vatikan

Sot kujtojmë  poetin e madh e të pavdekshëm kombëtar, françeskanin Atë Gjegj Fishtën, në përvjetorin e kalimit të tij në Amshim (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940). Kanë kaluar shumë vjet nga dita e kalimit të Atë Fishtës në shtëpinë e Atit Qiellor, nga dita e 30 dhjetori i vitit 1940 që e mbyti në lot gjithë Shqipërinë.

Atë Gjergj Fishtën, figurën e madhe të Kombit dhe të Kishës shqiptare, njërin nga shtyllat kryesore të mendimit politik shqiptar, po e kujtojmë përmes françeskanit Atë Vitor Demaj, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit, sipas të cilit, poeti e françeskani shqiptar Atë Gjergj Fishta, figurë poliedrike, e konsideronte veten si filozof shoqëror, u mundua ta ndihmonte popullin dhe vendin të lirohej prej veseve e kalonte tek virtytet. Ai ishte në shërbim të popullit dhe të vendit të vet. E njihte thellësisht shpirtin dhe jetën e popullit e të vendit të vet, nga zonat më thella e deri te institucionet ma të larta. Kujdesej për gjithçka, madje edhe për gjërat ma të vogla, për t’i treguar e propozuar, pastaj, vlerat më të larta, për të mirën e popullit dhe të vendit, të cilin e deshi pamasë. Kështu pohon mes tjerash françeskani shqiptar, atë Vitor Demaj në mikrofonin e Radio Vatikan, duke kujtuar përvjetorin e kalimit në amshim të atë Gjergj Fishtës, françeskan meshtar, poet e filozof shqiptar. Ta dëgjojmë...

Atë Vitor Demaj në mikrofonin e Radio Vatikan, duke kujtuar përvjetorin e kalimit në amshim të atë Gjergj Fishtës
30 dhjetor 2019, 10:43