Kërko

Immacolata Concezione, Vergine Maria Immacolata Concezione, Vergine Maria 

Virgjëra Mari, Nëna e Hyjit, Gruaja që tha “Po”!

Në fshehtësinë e strehës sate/ në lutjen tënde të heshtur/ nga lart një zë/ përshëndet, kumton, shpjegon:/ Amen – është gjegjja./ Premtimi i lashtë/ përmbushet plotësisht./ kjo ‘Po’ e jotja/ Besëlidhjen përtërin,/ e përmbi tokë/ bulon dashuria./ E lumja ti/ grua e zemrës së Zotit,..

R.SH. - Vatikan

Nëna e Hyjit, Gruaja që tha “Po”!

Mari, grua që gjegje ‘Po”,
“Po”-në e gjithë besnikërive,
përgjigje e thirrjes së dashurisë,
E ftesës së Fjalës.

Në fshehtësinë e strehës sate
në lutjen tënde të heshtur
nga lart një zë
përshëndet, kumton, shpjegon:
Amen – është gjegjja.

Premtimi i lashtë
përmbushet plotësisht.
kjo ‘Po’ e jotja
Besëlidhjen përtërin,
e përmbi tokë
bulon dashuria.

E lumja ti
grua e zemrës së Zotit,
që ke njerëzimin në shpirt,
të lum do të jemi edhe ne,
për tëndin
e tonin “Amen”!

07 dhjetor 2019, 10:32