Tregtiza e Zotit
R.SH. - Vatikan
Tregtiza e Zotit
Në një tregtizë, pas banakut
shikoj një Engjëll të vogël
me flatra bardh si dëbora.
I mrekulluar, e pyes:
“E çka shihet këtu?”.
“Gjithë të mirat e Zotit”,
më gjegjet shitësi me flatra.
“Kushtojnë shumë?”
“Janë të gjitha falas”,
më vjen sakaq përgjigjja
e papritur, e çuditshme,
që nuk e dëgjon në asnjë dyqan të botës,
veç këtij, ku shet engjëlli.
shikoj për rreth me kureshtje:
Shishe plot me fe, paketa me shpresë,
kuti me lumturi....
marr guximin e kërkoj:
“Më jepni, ju lutem, shumë dashuri,
e gjithë faljen që keni në dyqan.
Një shishe me fe, pastaj
e një fuçi me lumturi.
Shëlbim, sidomos,
për mua e miqtë e mi!”.
Engjëlli më gatit një paketëz
të mbështjellë mirë e bukur,
por aq të vogël
sa për një dorë.
“Gjithë ai mall që porosita
hyri këtu?” –pyes.
E Ai, duke qeshur:
“Miku im i dashur,
tregtiza e Zotit
nuk shet fryte, por farë!”