Kërko

 Mons Simon Kulli, vescovo di Sapa – Albania Mons Simon Kulli, vescovo di Sapa – Albania  

Imzot Simon Kulli: Krishtlindja kujtim i shpresës sonë

Imzot Kulli: Në ditën e Lindjes, Jezusi, Shëlbuesi i botës ua shpall mesazhin e tij të paqes, të dashurisë, drejtësisë e të vëllazërimit, të gjithë njerëzve. Krishtlindja është festë e zemrës, e ndjenjave të pastra, e familjes. Në Betlehem mësojmë të meditojmë, ta bëjmë thesar tonin gjithçka që është e vërtetë, fisnike, e drejtë, e pastër, e dashur. Të mësojmë të dhurojmë, sepse këtu jeta takon Jetën dhe merr prej saj dritë, orientim. Ndihmë, ngushëllim dhe tërheqje nga e mira.

R.SH. - Vatikan

Krishtlindja na fton të jemi dëshmitarë të dashurisë se Zotit qe na vjen nga Betlehemi, pohon ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli.. Ejani të shkojmë me nxitim në Betlehem e të shohim çka ndodhi e të përkulemi para Shëlbuesit të botës – Jezu Krishtit. Kështu pohon në mesazhin e tij ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli në mesazhin për Krishtlindjen 2019. Në Betlehem u shpall lajmi i Shpëtimit për të gjithë. Krishtlindja është festa e zemrës, e fesë, e shërbimit e dashurisë vëllazërore. Ta dëgjojmë ipeshkvin e Sapës imzot Simon Kullin....

Imzot Simon Kulli, ipeshkev i Sapes, mesazhi per Krishtlindjen 2019

Në ditën e Lindjes, Jezusi, Shëlbuesi i botës ua shpall mesazhin e tij të paqes dhe të dashurisë të gjithë njerëzve vullnetmirë, ky është mesazhi i së vërtetës, i shenjtërisë, i drejtësisë, i vëllazërimit. Pra, duhet të mëzojmë prej barinjve, “të shkojmë në Betlehem” me nxitim për të parë se çfarë ndodhi, duke takuar “Marinë, Jozefin e Foshnjës të vënë në grazhd”.

Takimi me Foshnjën në shpellën e thotë sjell gëzim dhe lajmin e mirë: “Sot, lindi Shëlbuesi – Krishtit Zot”. Krishtlindja është festa e zemrës, e ndjenjave të pastra, e kthjelltësisë familjare, por mbi të gjitha, e grazhdit, që është “Betlehemi ynë”. Vështrojmë këtë Betlehem të vogël dhe ja, para syve tanë madhështia hyjnore fshehur në vogëlsinë njerëzore. Kjo soditje na bën të pyesim mbi stilin tonë të jetës, mbi marrëdhënien tonë me të mirat tokësore, mbi llojin e mendësisë që rregullon të menduarit dhe të vepruarit tonë, nëse e kultivojmë shijen e të mirës. Do të thotë se këtu duhet të mësojmë praktikën e jetës sonë: si duhet të jetojmë, në cilën rrugë duhet të ecim... Po! Në Betlehem mësojmë të meditojmë, ta bëjmë thesar tonin gjithçka që është e vërtetë, fisnike, e drejtë, e pastër, e dashur. Të mësojmë të dhurojmë, sepse këtu jeta takon Jetën dhe merr prej saj dritë, orientim. Ndihmë, ngushëllim dhe tërheqje nga e mira...

Kisha është solidare edhe me ata që u  tronditën nga fatkeqësia e natyrës, siç ishte tërmeti në vendin tonë para pak javëve, por edhe nga varfëria. “Përballë eksodit të atyre që lënë trojet e veta e marrin rrugët e largëta, të shtyrë nga uria, intoleranca ose nga degradimi ambiental, Kisha është prani, që bën thirrje për mikpritje. Me një fjalë. Kisha kumton kudo Ungjillin e Krishtit, pavarësisht nga persekutimet, diskriminimet”.

Uroj e dëshiroj shumë që, për Krishtlindje, të jetohet paqja që vjen prej Zotit në çdo familje, të jetohet ai bashkim me të cilin është e mbushur shpresa që Emanueli i kumton çdo qenie njerëzore. Për shumë vjet Krishtlindja dhe Viti i Ri 2010.

Imzot Simon Kulli

ipeshkëv i Sapës

26 dhjetor 2019, 12:06