Kërko

New record of number of pilgrims in 'Camino de Santiago' (Way of Saint James) New record of number of pilgrims in 'Camino de Santiago' (Way of Saint James) 

Shenjtorët e javës 29 dhjetor – 5 janar

Kujtojmë se Viti 2019 numëron ditët, madje orët e fundit. Duke biseduar me ju, të dashur dëgjues, ndërmjet dy festave të mëdha të fundvitit, nuk mund të mos e mbyllim këtë faqe të parafundit të Kalendarit 2019, me urimin: “Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri!”

R.SH. - Vatikan

E diel më 29 dhjetor, Kisha katolike kremton Familja e Shenjtë. Familja e Marisë, Jezusit dhe Jozefit është modeli i familjes së krishterë. Familja e krishterë, kur e jeton dashurinë si bashkim e shërbim, si dhuratë reciproke, si bashkëpunim me të gjithë, përmes kthimit të vazhdueshëm në rrugën e Zotit, e ndihmuar nga Hiri Hyjnor, reflekton në botë shkëlqimin e Krishtit dhe bukurinë e Trinisë Hyjnore. Gjithnjё mё 29 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Tomën Becket, ipeshkëv e martir. 

Të hёnёn më 30 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Feliçin I, papë e shën Xhokondon. Kujtojmë se Viti 2019 numëron ditët, madje orët e fundit. Duke biseduar me ju, të dashur dëgjues, ndërmjet dy festave të mëdha të fundvitit, nuk mund të mos e mbyllim këtë faqe të parafundit të Kalendarit 2019, me urimin: “Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri!

Tё martën më 31 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Silvestrit I, papë. Jetoi në periudhën ndërmjet fundit të përndjekjes së të krishterëve dhe fillimit të paqes kostandiniane. U bë ipeshkëv i Romës në vitin 314 dhe e drejtoi Kishën për njëzet vjet. Nën papnimin e tij u kremtua Koncili Ekumenik i Nicesë në vitin 325, organizoi jetën e Kishës së Romës dhe mbështeti ndërtimin e bazilikave të para. Vdiq në vitin 335 dhe varrimi bë më 31 dhjetor

 Mё 31 dhjetor bie nata e Vitit të Ri, e tё gjithё i këndojmë lavdi Zotit në qiell e galdojmë në tokë, duke e falёnderuar Hyjin e Gjithpushtetshëm, me anë të “Te Deum”-it pёr tё gjitha tё mirat. Po mё 31 Është festa liturgjike e.

Të mёrkurёn mё 1 janar, Solemniteti i Nënës së Zotit, është edhe Dita Botërore kushtuar Paqes. Maria e Shejtnueshme, Mbretëreshë e Paqes, është nëna e çdo njeriu që lind në Hyjin dhe Nëna e Kishës. Bashkë me Kishën Lindore e nderojmë si “Përherë Virgjër, të shpallur solemnisht Nënë e shejtnueshme e Hyjit nga Koncili i Efesit, me qëllim që Krishti të njihej, në kuptimin e vërtetë e të mirëfilltë, Biri i Hyjit dhe Biri i Njeriut”.

Të entjen më 2 janar, kalendari kishtar pёrkujton shën Bazilit të Madh e të shën Gregor Nazianxenit, ipeshkvij e dijetarë. Shën Bazili u lind në vitin 330 në Cezarenë e Kapadokisë nga prindër të shenjtë. Mori një edukatë letrare të thellë dhe jetoi me virtyt. Vendosi të përqafonte jetën heremitike, por në vitin 370 u bë ipeshkëv i qytetit të vet. Theksoi pa u lodhur temën e dashurisë, sidomos si angazhim për vëllezërit në nevojë. Luftoi kundër arianëve dhe shkroi vepra të shkëlqyeshme, veçanërisht rregullat murgare, që ndiqen edhe sot e kësaj dite nga shumë murgjër lindorë. Vdiq i varfër, siç edhe jetoi, në vitin 379.
Ndër miqtë e parë e më të çmueshëm të Shën Bazilit gjejmë Shën Gregorin e Naxianxit. E nxisnin njëri-tjetrin për të ushtruar virtytin e për të zgjeruar dijen. Edhe Gregori u lind në vitin 330, por jetoi më gjatë se Bazili. U shugurua prift e pastaj ipeshkëv i Kostantinopojës, por, për shkak të ndasive që e pllakosën kishën e tij, u tërhoq në Naxianx, ku ndërroi jetë në vitin 390.

Të premten mё 3 janarkremtojmë Emrin e Shenjtë të Jezusit. U nderua dhe lëvdua nga Kisha qysh në shekujt e parë, por vetëm në shekullin XIV u zhvillua kulti liturgjik. Shën Shën Bernardini, me ndihmën e vëllezërve të vet, e përhapi shumë këtë devocion, që më në fund u bë festë liturgjike. Në vitin 1530 Papa Klementi VII e autorizoi urdhrin françeskan të recitonte Shërbesën e Emrit të Shenjtë të Jezusit. Gjon Pali II e vendosi edhe një herë këtë festë më 3 janar në Kalendarin Romak.

Të shtunёn mё 4 janar,  kalendari kishtar pёrkujton shën Anxhelën nga Folinjo, 1248-1309. Përjetoi disa herë çaste mistike dhe iu përkushtua veprimtarisë apostolike, sidomos ndihmës ndaj të gërbulurve. Pasi i vdiqën e bashkëshorti dhe fëmijët, u dha të varfërve gjithçka pati dhe hyri Urdhrin e Tretë Françeskan. Falë shkrimeve të saj të thella, është quajtur “mjeshtre e teologjisë.

Të dielën e ardhshme më 5 janar, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e dytё pas Krishtlindjes. Gjithnjё mё 5 janar, kalendari kishtar pёrkujton shёn Eduardin, mbret të Anglisë, e shën Gjonin Njuman, ipeshkëv të Filadelfisë.

29 dhjetor 2019, 17:48