Natale - La nascita di Gesù Cristo Natale - La nascita di Gesù Cristo 

Pse linda, thotë Zoti

..Linda për dashuri,/ që në dashurinë time ti kurrë të mos dyshosh./ Linda në natën e errët,/ që ti të besosh se e ndriçoj çdo terr./ Linda Vetje, thotë Zoti,/ që ti të mos turpërohesh kurrë nga vetja./ Linda njeri,/ që ti të mund të jesh “zot”!..

R.SH. - Vatikan

Pse linda, thotë Zoti

Linda lakuriq, thotë Zoti,

që ti të dish të zhvishesh nga vetvetja.

I varfër linda,

që të jem për ty e vetmja pasuri.

Linda në stallë,

që ti ta shenjtërosh çdo skaj e skutë.

Linda i ligshtë

thotë Zoti, që ti të mos tutesh nga unë.

Linda për dashuri,

që në dashurinë time ti kurrë të mos dyshosh.

Linda në natën e errët,

që ti të besosh se e ndriçoj çdo  terr.

Linda Vetje, thotë Zoti,

që ti të mos turpërohesh kurrë nga vetja.

Linda njeri,

që ti të mund të jesh “zot”!

Linda i persekutuar,

që ti t’i pranosh edhe mundimet.

Linda në thjeshtësi,

që ti të mos jesh i ndërlikuar.

Linda nën strehën tënde, thotë Zoti,

për të hapur rrugën drejt strehës së Atit!

24 dhjetor 2019, 15:49