Imzot Pjeter Bogdani Imzot Pjeter Bogdani 

Prishtina kujton imzot Pjetër Bogdanin, në 330-vjetorin e vdekjes

Të premten, Kisha Katolike në Kosovë kremtoi rivarrimin simbolik të imzot Pjetër Bogdanit, me rastin e 330-vjetorit të kalimit të tij në amshim. Kremtimi u mbajt në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, më 6 dhjetor, që përkon me ditën e tij të vdekjes, në vitin 1689. Në programin përkujtimor: konferenca shkencore, mesha e shenjtë dhe rivarrimi simbolik.

R.SH. - Vatikan

Të premten, në Prishtinë u përkujtua me një sërë veprimtarish të organizuara nga Kisha Katolike, 330-vjetori i kalimit në amshim të imzot Pjetër Bogdanit. Me veprimtarinë e tij misionare, kishtare, shoqërore, kulturore dhe politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike “Cuneus Prophetarum De Christo Salvatore Mundi, Et Eius Evangelica Veritate”,  apo sipas përkthimit të françeskanit At’ Justin Rrotës “Çeta e profetëve", imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes shqiptare e teolog i shquar. Por si e kremtoi Prishtina, këtë përvjetor të birit të Hasit? Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt…

Dëgjo Rabije Ibrajn...
09 dhjetor 2019, 17:43