Kërko

Vatican - Canonization Mass of five new Saints Vatican - Canonization Mass of five new Saints 

Për mua të jetoj është Krishti

Meditim nga John Henry Newman: Më prij, Ti, dritë e fisme/ mes territ që më rrethon, / më prij!/ E errët është nata e shtëpia, larg,/ të lutem prap, më prij!/ Forcomi këmbët, që më dridhen./ S’kërkoj këtë çast horizonte,/ një hap tani më mjafton.

R. SH. - Vatikan

Fillimisht anglikan,  John Henry Newman ishte eksponenti i asaj rryme brenda Kishës Anglikane, që kërkoi gjithnjë e më shumë afrimin me katolicizmin. Një nga animatorët e Lëvizjes anglo-katolike të Oksfordit, u kthye në katolicizëm, duke arritur të krijohej edhe kardinal nga Papa Leoni XIII. Me bindjen e tij se laikët duhet të merrnin pjesë aktive në jetën e Kishës, i dha, në mungesë, një kontribut të shquar teologjik e filozofik Koncilit II të Vatikanit.

Nga shumë studiues, John Henry Newman, konsiderohet një nga prozatorët më të mëdhenj anglezë, mbrojtës e apologjet i besimit katolik në Britaninë e Madhe e një nga më të rëndësishmit në historinë e krishterimit. Në planin filozofik kontribuoi në zhvillimin e filozofisë së veprimit. Për tolerancën dhe butësinë, që e karakterizonin, u vlerësua shumë edhe në ambientet jo katolike.

Kardinali Newman deshi të bëhej katolik për të qenë deri në fund të fundit anglikan, siç kujton nё një fjali të tij: “unë kam një mision - shkruante - jam një hallkë e një vargu, një pikë lidhëse ndërmjet njerëzve. Ai nuk më ka krijuar për asgjë. Do të bëjë mirë, do ta kryejë veprën e tij; do të jam engjëll i paqes, predikatar i së vërtetës mu në vendim tim....nëse e bëjë këtë do t’i bindem urdhërimeve të Tij e do ti shërbejë në thirrjen time”. 
Karakteristika e shërbimit në të cilin Newman qe thirrur solli aplikimin e intelektit të tij të mprehtë e shkrimet e tij të shumta kushtuar ‘problemeve më urgjente të ditës’. Intuitat e tij mbi marrëdhënien ndërmjet fesë e arsyes, mbi hapësirën jetike të fesë së dëftuar në shoqërinë e qytetëruar, e mbi nevojën e edukimit të mbështetur mbi vlera të vërteta e vizione largpamëse, qenë të një rëndësie themelore jo vetëm për Anglinë fitimtare, por vazhdojnë ende sot të frymëzojnë e shndrisin shumë njerëz në mbarë botën.

Ja një tekst nga lutja 'Më prij, Ti, dritë e fisme', e John Henry Newman

Më prij, o dritë e fisme!

Kur shkel ndër lugje të verbëra

shtegun ma hap…

Desha ta zgjedh pa Ty,

kur zemra qe ndarë më dysh:

më dysh në mes dy shtigjesh,

më dysh mes dy dëshirash…

Po tash pushteti yt

më priftë gjithnjë përpara!

Më priftë mes kënetash,

më priftë mes krepash,

derisa të vdesë errësira,

derisa të heshtë stuhia

e agu yt të shkrepë

mbi të gjitha shtigjet e mia”!

 

Përkthyer lirisht

 

09 dhjetor 2019, 13:59