Vatican News
santa famiglia, Gesù, Giuseppe e Maria santa famiglia, Gesù, Giuseppe e Maria 

Lutja e Papes Françeskut Familjes Shenjte

Lutja e Papes Françeskut Familjes Shenjte

R.SH. - Vatikan

Lutja e Papes Françeskut Familjes Shenjte.

Jezus, Mari, Jozef,
në ju kundrojmë
dritën e dashurisë së vërtetë.
Ju, plot besim, ju lutemi:
o Konak Shenjt i Nazaretit,
bëji edhe familjet tona,
vatra bashkimi e çenakuj lutjeje,
shkolla të vërteta të Ungjillit,
e Kisha të vogla shtëpiake.
O Familje e Shenjtë e Nazaretit,
premto që në familje
të mos ketë kurrë më 
dhunë, errësirë e përçarje:
kushdo qoftë i plagosur a i shkandulluar,
pastë hirin e ngushëllimit e të shëndetit.
O Familje e Shenjtë e Nazaretit,
Kisha e Zotit,
rizgjoftë në zemrat e të gjithëve vetëdijen
e karakterit të shenjtë e të padhunueshëm të familjes
e të bukurisë së saj në Planin e Zotit.
Jezu, Mari e Jozef,
dëgjojeni e lutjen tonë, 
e plotësojeni dëshirën tonë. Amen!

28 dhjetor 2019, 16:55