2019.12.16-Chiesa-in-Kosovo-01.jpg

Përgatitja e Kishës katolike në Kosovë për Krishtlindje

Dioqeza Prizren-Prishtinë vazhdojnë përgatitjet shpirtërore e festive për kremtimin e Krishtlindjes e të Vitit të Ri. Kremtime liturgjike, takime vëllazërore e një synim i vetëm, t’i bëjmë gati vendin në zemra Jezu Krishtit që po vjen sërish ndër ne.

R.SH. - Vatikan

Dioqeza kishtare Prizren-Prishtinë vazhdon përgatitjen shpirtërore e festive për kremtimin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Kremtime liturgjike, takime vëllazërore me një synim i vetëm, t’ia bëjmë gati vendin në zemra Jezu Krishtit që po vjen sërish ndër ne. Pra, brenda disa ditës do të kemi gëzimin të kremtojmë Lindjen e Zotit; ngjarja e Hyjit të që bëhet njeri për të shpëtuar njerëzit; manifestimi i dashurisë së Zotit që nuk kufizohet për të na dhënë diçka apo për të na dërguar ndonjë mesazh ose ndonjë lajmëtarë, por na dhuron vetveten; misteri i Zotit që merr mbi vete gjendjen e kushteve tona njerëzore e mëkatet tona, për të zbuluar Jetën e Tij hyjnore, hirin e Tij të pamatun e pajtimin e Tij falas. Është takimi me Zotin që lind në varfërinë e shpellës së Betlehemit për të na mësuar fuqinë e përvujtërisë. E vërtetë, Krishtlindja është edhe festë e dritës që nuk pranohet nga “njerëzit e zgjedhur” por nga njerëzit e thjeshtë, të sinqertë, varfër e të thjeshtë që pritnin e presin shëlbimin e Zotit.Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt

Kosova me atmosferë të bukur në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Dhjetori, muaji i gëzimit shpirtëror  në prag të festave të fund vitit, Krishtlindjes e Vitit të Ri. Në Kosovë, anë e kënd saj, vjen aromë festive, atmosferë e bukur kudo. Prishtina të magjeps gjithandej me pamjen e saj, sheshet e mbushura plotë me të rinj e të reja të hareshëm çdo mbrëmje deri vonë më muzike e pije të ngrohta. Edhe nga qytetet tjera e fshatrat vijnë pamje te mrekullueshme përmes mediave vizuele e rrjeteve  të ndryshme sociale, sidomos nga fshatrat me komunitetin katolik më të madh, si Bishtazhin, Pjetërshan, Novosellë e Gjakovës etj.

Në mënyrë te veçantë përgatitje te mëdha e veçanërisht shpirtërore për Krishtlindje po bën Dioqeza Prizren-Prishtinë. Siç njofton revista ‘’Drita’’, gjate kohes se shenjte te Ardhjes, Dioceza organizon ripertritjen shpirterore te pervjetshme per klerin, rregulltarte e rregulltaret dhe katekistet, pergatitje vellezerore per festen e Krishtlinjdes.

Sijvet, kjo riperteritje u mbajte te shtunen e kaluar ne qendren ‘’Bogdanipolis’’ ne Prishtine, gjate se ciles u kremtua edhe mesha e shenjte, te ciles i priu shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji. Me kete rast, ipeshkvi mbajti edhe homeline, nje nxitje per te gjithe Kishen tone per te bere ecjen e kohes se Ardhjes bashkërisht e shenjterisht. ‘’Kisha pergatitet per Këshëndella me lutje, meditim dhe syçeltësi’’ është shprehur gjate riperteritjes shpirterore, imzot Dode Gjergji, shkruan  revista ‘‘Drita’’.

Nderkaq, ne meshen e te dieles se trete te Kohes se Ardhjes ne konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ ne mesin e shume besimtareve moren pjese edhe nje grup mbi 70 vetash besimtaresh, shtegtare nga Maqedonia te shoqeruar nga motrat e Nene Terezes te cilat me misonin e tyre sherbejne ne kete shtet. Meshen shenjte e celebroi mons Lush Gjergji, vikari i përgjithshëm i dioqezës se Kosovës ne bashkemeshim me meshtare te tjere dhe famullitarin e Prishtines dom Fatmir Koliqin.

‘’Ketu i kemi motrat e Nenes Tereze me nje grup shgtetaresh nga Maqedonia, e ketu e kemi gjakun e saj, reliken e saj shume te posaqme!. Nena Tereze me syte e vet ka pare gjera te tmerrshme , me duart e veta ka prek dhe ka lare me mija e mija plage ne trup dhe ne shprit, me kembet e veta ka ecur rrugeve te botes qe ti sjell njerezimit gezim. E, kush ishte burimi i gezimit per Nene Terezen ne kete bote me kaq mjerim dhe vuajtje, ishte vet Krishti Shelbues, ishte urata qe eshte dhurate e fese, e feja na jep dhuraten e Shelbimit, e Shelbimi na jep dhuraten e dashurise, e dashuria na jep dhuraten e gezimit, keshtu thoshte Nena Tereze’’, tha mons Lush Gjergji, pasi shpalosi historikun dhe dometheien e Krishtlindjes, e me pastaj percolli mesazhin e tij:

‘’Vellezer e motra edhe pak kohe do ta festojme  ngjarjen e madhe historike Krishtlindjen, apo Këshnellat siç i quan populli, prandaj t,ia bejme gati zemren Krishtit femije qe po vjen, e te mundohemi ta perjetojme kete gezim, e mos te presim prej askujt ndryshimin, gezimin e Shelbimin sepse vetem nje eshte Shelbuesi i botes, e ky eshte Jezu Krishti, Zot i vertete, e Njeri i vertete’’ tha mons Lushi, duke kerkuar qe ne te gjithe te behemi bijte e bijat e Zotit dhe te lusim per  njerezit e lodhur, te mërzitur, e te deshperuar, e per njerezit e pasigurt qe nuk din as ku jane e perse jetojne. E me te gjitha veshtiresite qe i kemi dhe mund ti kemi, ta falenderojme  dhe ta lusim Zotin qe te jemi te sigurt dhe te lumtur, sepse sipas mons Lush Gjergjit, siguria, lumturia dhe gezimi yne eshte dhimbja e Krishtit ne jeten tone.

16 dhjetor 2019, 18:03