Kërko

 Edikola e Varrit Shenjt në Jeruzalem Edikola e Varrit Shenjt në Jeruzalem 

Jeruzalem: restaurime të reja në Bazilikën e Varrit Shenjt

Në këtë fazë të dytë, do të restaurohet dyshemeja e Bazilikës, do të sigurohet Edikola, apo Altari i Varrit Shenjt dhe do të vijojnë kërkimet arkeologjike. Bashkëpunim i ngushtë ndërmjet kishave të krishtera (greko-ortodokse, katolike dhe armene), përgjëgjëse për Status Quo-në e Varrit Shenjt pas restaurimeve të vitit 2016.

R. SH. - Vatikan

I paraqitur këto ditë në Kuvendin françeskan të Shën Shëlbuesit, plani parashikon restaurimin e dyshemesë së Bazilikës; vlerësimin e qëndrueshmërisë së saj dhe sigurimin e Edikolës së Shenjtë;  realizmin e strukturave teknike (hidrike, elektrike, mekanike, të mbojtjes kundër zjarrit) si dhe vijimin e kërkimeve arkelogjike. Eshtë fjala - njofton Rojtaria e Tokës së Shenjtë - për fazën e dytë të restaurimeve, që ua shpjegoi krerëve të tri Kishave të krishtera përgjegjëse për Status Quo- në e Varrit Shenjt (greko-ortodokse, katolike e armene) drejtori i projektit, arkitekti Stefano Trucco dhe anëtarë të tjerë të Fondacionit, të cilët do të merren me restaurimin.

Restaurimi i ri, fryt i bashkëpunimit të Kishave të pranishme në Bazilikë

Atë Francesco Patton, rojtar i Tokës Shenjte, kujtoi përvojën shumë të frytshme të bashkëpunimit ndërmjet kishave gjatë restaurimit të parë, përfunduar më 2016, duke uruar që faza e dytë të sjellë të njëjtat fryte.

“Si Kisha - kujtoi - ka rëndësi të impenjohemi për ta ruajtur autonominë e Varrit Shenjt”.

“Gjë e mirë edhe për të krishterët tanë” - komentoi Patriku greko-ortodoks i Jeruzalemit, Teofili II – Paraqitja e këtij projekti është e rëndësishme  jo vetëm për ne, por edhe për transparencën, domethënë, për t’u krijuar besim sponsorëve tanë”.

Projektin e miratoi plotësisht edhe atë Samuel Aghoian, përfaqësues i Patrikut armen të Jeruzalemit, Nurhan Manougian. Ndërsa Carla Benelli e Shoqatës “Pro Terra Sancta”, shpjegoi se të gjitha ndërhyrjet do të  financohen falë donacionit të një privati, me vlerë 500 mijë euro.

12 dhjetor 2019, 09:04