Kërko

Vatican News
 Papa Françesku me imzot George Frendon Papa Françesku me imzot George Frendon 

Imzot Frendo: faleminderit, Bari i një Kishe, që mjekon plagët

Mesazh i Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, me rastin e 50-vjetorit të meshtarisë së Papës Bergoglio.

R. SH. - Vatikan

Edhe nga Shqipëria niset një falënderim i ngrohtë “për Papën, bari i një Kishe, që i shkurton distancat, është pranë ngjarjeve e njerëzve, kombeve e popujve. Papë, që mishërohet në historinë e tyre, gjunjëzohet për t’i mjekuar e për t’ua fashuar plagët. E që di t’i mjekojë edhe të metat e veta njerëzore”. Këtë thekson kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, në një mesazh urimi drejtuar Papës Françesku me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të tij meshtarak. “Kisha,  që është në Shqipëri - vijon imzot Frendo - merr pjesë në lutjen tuaj të lavdërimit e të falënderimit drejtuar sot Zotit”.

“Dëshmia Juaj, Mësimet Tuaja, fjalët dhe gjestet, që na dhuroni, janë histori, e cila bëhet jetë” - thekson akoma kryeipeshkvi i Tiranës, duke e falënderuar përsëri Papën sepse “në një botë, ku fryn fort era e indiferencës,  vijon të propozojë bukurinë dhe lodhjen e një “po”-je,  që është bashkim  me Zotin e dhurim i plotë i vetvetes”.

Por, ta dëgjojmë urimin e  imzot Frendos, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana.....

ta dëgjojmë urimin e imzot Frendos, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana
13 dhjetor 2019, 12:50