Krishti Fëmijë Krishti Fëmijë 

Eja, Zot! Është Këshndellë!

Në pritje të Ardhjes së Zotit

Eja Zoti im,

është dita e Këshndellës!

Mbushma jetën me jetë!

Ji për mua Fjala,

askush veç Teje

nuk mund të ma mësojë,

fillin dhe sosjen e sendeve!

Ji dritë,

më ndihmo ta ndezi

zjarrin  e shuar,

e mbushma jetën me dritë!

Ji dëshmitar,

zgjoi tingujt e këngës nga gjumi,

preki rrezet e diellit

që të më ngrohë e të më ndrijë.

Ji korp i gjallë,

ndale në ajër të keqen,

që varet si shpatë përmbi mua!

Ktheje kohën e humbur,

në kohë të begatë!

Ndriçomë, që të ndriçoj

ke e pret plot besim

të ndezur pishtarin tim.

 Ji e vërteta,

m’i fal thesaret

e ruajtura nën hirin e moteve!

Kthema në buzë

këngën e pakënduar

e Fjalën e kulluar

nga çdo kuptim i dyshimtë!

Ti mos premto që kënga për Ty,

t’humbasi melodinë.

Ji hir,

që Emri Yt të tingëllojë

në zemrën njerëzore

prej zgjimit – në zgjim!

Ëndrrat përlyer

nga djersa e gjaku

të shndërrohen në dashuri,

për Ty - e për çdo Njeri!

23 dhjetor 2019, 13:29