Kërko

Imzot Pjetër Bogdani Imzot Pjetër Bogdani 

Dom Shtjefën Dodes: Imzot Pjetër Bogdani figurë madhore kishtare

Dioqeza Prizren-Prishtinë përkujton, më 6 dhjetor, 330-vjetorin e vdekjes së ipeshkvit Imzot Pjetër Bogdanin, që ndërroi jetë më 6 dhjetor të vitit 1689 në Prishtinë, nga epidemia e murtajës. Manifestimi përkujtimor ka në program një konferencë shkencore, kremtimin e Meshës solemne dhe, siç thuhet në programin e shpallur, një Akademi solemne të Rivarrimit simbolik të Imzot Bogdanit “në Kriptën e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’.

R.SH. - Vatikan

Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinës përkujton, nesër më 6 dhjetor, 330-vjetorin e vdekjes së ipeshkvit të madh shqiptar, Imzot Pjetër Bogdanin, që ndërroi jetë më 6 dhjetor të vitit 1689,  në Prishtinë, nga epidemia e murtajës. Manifestimi përkujtimor ka në program një konferencë shkencore, në fusha të ndryshme, kremtimin e Meshës solemne dhe, siç thuhet në programin e shpallur, një Akademi solemne për Rivarrimi simbolik të Imzot Bogdanit “në Kriptën e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’” në kryeqytetin e Kosovës, nga ku dom Shtjefën Dodes, drejtor i Radio Maria-Kosovë na njofton rreth kësaj ngjarjeje kishtare e kombëtare, ta dëgjojmë...

Dom Shtjefën Dodes, drejtor i Radio Maria-Kosovë na njofton rreth kësaj ngjarjeje kishtare e kombëtare, ta dëgjojmë

Imzot Pjetër Bogdani shquhet jo vetëm si ipeshkëv i lartë, por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të vlefshëm në teologji e në përpjekje për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane, për zhvillimin dhe përparimin e kulturës së shqiptarëve.

Me veprimtarinë e tij misionare e politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike "Çeta e profetëve", imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes shqiptare e teolog i shquar

05 dhjetor 2019, 16:18