Kërko

Dioqeza e Sapes, Shqiperi Dioqeza e Sapes, Shqiperi 

Dioqeza e Sapës kremtoi ditën e bamirësisë

Dioqezën e Sapës kremtoi, të dielën e tretë të Kohës së Ardhjes, Ditën e Caritasit, ditë e bamirësisë. Kremtimi i kësaj dite është një thirrje për të gjithë që të ndërgjegjësohemi e të japim pak nga vetja e jonë, në mënyrë që të hapet një shpresë për të varfrin. Me këtë rast e për këtë qëllim u mbajt koncerti tradicional i Krishtlindjes në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës” në Vau Dejës.

R.SH. - Vatikan

Dioqezën e Sapës kremtoi,  të dielën e tretë të Kohës së Ardhjes, Ditën e Caritasit, Ditë e bamirësisë. Kremtimi i kësaj dite është një thirrje për të gjithë që të ndërgjegjësohemi e të japim pak nga vetja e jonë, në mënyrë që të hapet një shpresë për të varfrin. Me këtë rast e për këtë qëllim u mbajt koncerti tradicional i Krishtlindjes në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës” në Vau Dejës, nga ku më hollësisht na njofton Violeta Marashi....

Vau Dejës, nga ku më hollësisht na njofton Violeta Marashi

KREMTIMI I DITËS SË CARITASIT

Në prag të Krishtlindjes, pikërisht të dielën e tretë të Kohës së Ardhjes, që ndryshe quhet e Diela e Gëzimit, në dioqezën e Sapës u kremtua dita e Caritasit, e bamirësisë e cila kremtohet një herë në vit sipas vendimit të Konferencës Ipeshkëvnore Shqiptare. Kremtimi i kësaj dite është një thirrje për të gjithë që të ndërgjegjësohemi e të japim pak nga vetja e jonë, në mënyrë që të hapet një shpresë për të varfrin.

E pikërisht për këtë qëllim gjatë kësaj fundjave, Caritas Sapa organizoi një sërë aktivitetesh që përcollën mesazhin e bamirësisë dhe të humanizmit. Ngjarjes në fjalë i parapriu koncerti Tradicional i Krishtlindjes mbajtur në vigjiljen e Caritasit, në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës” në Vau Dejës, ku morën pjesë artistët e vendit tonë, kori Polifonik i Shkodrës “Prenke Jakova” nën drejtimin e mjeshtrit z. Gjon Shllaku, formacioni orkestral i harqeve nën drejtimin e z. Lorenc Radovani,  të cilët interpretuan pjesë muzikore kishtare të autorëve të ndryshëm shqiptarë. Po ashtu i pranishëm në këtë koncert ishte edhe regjizori i njohur z. Llesh Nikolla i cili mes emocioneve interpretoi për publikun vargje të të madhit At Gjergj Fishta dhe të shenjtës shqiptare Nënë Tereza. Në këtë koncert nderoi me praninë e tij edhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Charles John Brawn ku së bashku me ipeshkvin e Sapës shijuan këtë koncert dhe shprehen mirënjohjen dhe falenderimet e tyre për  artistat pjesëmarrës dhe për organizatorët me në krye drejtorin e Caritasit, z. Nikolin Lekaj dhe stafin e tij.

Dita e Caritasit ka vijuar më pas me Darkën e Bamirësisë, ku  me pjesëmarrjen e biznesmenëve të zonës, autoritete të qeverisjes lokale, por edhe njerëzvullnetmirë u bashkuan në këtë Darkë me qëllimin për të dhënë kontributin e tyre për shtresat në nevojë. Është një gjest dashurie dhe bashkimi i një familjeje dioqezane që nxit shembullin e mirë për të pasur në kujdes të varfërin, të sëmurin apo të braktisurin.

Por qendra e këtyre kremtimeve që ndoqën njëra –tjetrën ka qenë Mesha e Shenjtë udhëhequr nga ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli, i cili citoi fjalët e Atit të Shenjtë, Papa Françesku që thotë: “Shkandulli i miliona njerëve që vuajnë nga uria, nuk duhet të na paralizojë, por të na nxisë për të vepruar të gjithë: individë, familje, bashkësi, institucione, qeveri, për ta zhdukur këtë padrejtësi. Ungjilli i Krishtit na tregon rrugën, të ecim me besim në Provaninë e Atit e ta ndajmë bashkë kafshatën e bukës së përditshme, pa e shpërdoruar. E inkurajon Caritasin për ta çuar përpara këtë impenjim, e të gjithë për t’u bashkuar në këtë dallgë solidaritet”i – përfundoi imzot Simoni.

Violeta Marashi

16 dhjetor 2019, 15:36