Kërko

Vatican News
Jezu Krishti Jezu Krishti 

Të meditojmë me Ungjillin e së dielës së 32-të të vitit kishtar 'C'

Ungjilli i kësaj së diele të 32-të të vitit kishtar 'C' është marrë nga kapitulli i 20-të i shën Lukës e, pas leximeve nga Libri i dytë i Makabejve e nga Letra e dytë e Shën Palit Apostull drejtuar Selanikasve, na tregon qartë sa shumë u munduan ta vinin Krishtin para vendimeve të vështira, në kohën e vet. Duke ndjekur symbullur Ligjin, judeasit nuk arrinin të kuptonin si do të ishte Mbretëria e Qiellit, predikuar nga Jezusi. Ja pjesa ungjillore:

R.SH. - Vatikan

27 Iu paraqitën disa saducenj… dhe i bënë Jezusit këtë pyetje: …29 'Tashti, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua e vdiq pa fëmijë. 30 Edhe i dyti 31 edhe i treti e mori gruan e tij e kështu me radhë të shtatët nuk lanë fëmijë e vdiqën. 32 Në fund vdiq edhe gruaja. 33 Tashti, kjo grua, në ringjallje, e cilit do të jetë, sepse të shtatët e patën grua?’

34 Jezusi u përgjigj: ‘Bijtë e kësaj bote marrin gra ose burra. 35 Kurse, ata që u gjetën të denjë të kenë pjesë në atë botë e në ringjallje të të vdekurve, as s’marrin gra as s’marrin burra… 37 E se të vdekurit do të ringjallen, vetë Moisiu e shënoi në fragmentin ‘mbi kaçubën’, në të cilin e quan Zotin ‘Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit.’ 38 Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë për të jetojnë’”.

Të lutemi së bashku

Eh, e kishin menduar mirë historinë:

një grua, që martohet shtatë herë

s’është diçka, që e dëgjon përditë.

Mendo sa do të kenë qeshur nën hundë

duke ta përgatitur këtë kurth, o Zot:

Të shohim, si do të na përgjigjet!

A do të arrijë të dalë nga sikleti?

Njerëzit do të na dëgjojnë ne, pa dyshim.

Do ta kuptojnë se është e kotë të flitet për jetën e amshuar.

 

O Zot, ta servirën mirë historinë,

gjoja se po këshilloheshin me Ty,

se po të pyesin me nderim,

për shkak të urtisë Tënde.

Por, finalja ua tradhton shijet e tyre teatrale:

E kujt do të jetë kjo grua,

sepse që të shtatë e patën bashkëshorte?

 

Mëkat! Harruan një detaj të vogël,

u shpëtoi një aspekt që,

në arsyetimin e tyre,

ishte krejt i natyrshëm:

e imagjinuan jetën e amshuar

si zgjatjen e thjeshtë

të gjithçkaje ndodh këtu në tokë.

 

E, rrëshqitën keqas

mbi këtë lëkurë bananeje.

 

E Ti përfitove, o Jezus,

për t’ua zgjeruar horizontin

e për t’u vënë përpara

mirësinë e një Zoti, që e do jetën,

e një Zoti, që i thërret të gjithë në jetë,

e një Zoti, që e mbron atë,

e një Zoti, që e bën të lulëzojë

në një jetë të re, të ndryshme nga e sotmja,

të mbushur me bukuri, të pasur me risi:

jeta e amshuar.

09 nëntor 2019, 09:03