Takimi i ministrantave në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës Takimi i ministrantave në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës 

Takimi i Ministrantave në dioqezës e Sapës

Të shtunën më 16. 11. 2019 u zhvillua takimi me Ministrantat e dioqezes se Sapes, të mbledhur në Kishën nënë në Katedralen Shën Tereza e Kalkutës

R.SH. - Vatikan

Të shtunën e kaluar, më 16 nëntor,  pranë Kishës katedrale Shën Nënë Tereza, në Vau-Dejës u zhvillua takimi me Ministrantat e kësaj Kishe dioqezane. Organizuar nga komisioni për thirrje të shenjta të dioqezës së Sapës, në takim morën pjesë 150 fëmijë të ardhur nga famulli të ndryshme, nën drejtimin e Dom Vincenc Palit dhe dom Zef Markut. Po më tepër nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

Nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit

SHËRBENI ZOTIT ME GËZIM

Takimi i Ministrantave të Dioqezës

Ndër aktivitetet e shumta që Dioqeza e Sapës organizon në nivel dioqezan, këtë të shtunë, datë 16. 11. 2019, u zhvillua edhe takimi me Ministrantat e kësaj dioqeze, të mbledhur në kishën nënë në Katedralen Shën Tereza e Kalkutës.

Nën organizimin e komisionit thirror, të përfaqësuar nga Dom Vincenc Pali dhe dom Zef Marku, ky takim pati një pjesëmarrje të gjerë me praninë e 150 fëmijëve të ardhur nga famulli të ndryshme, të bashkuar në një bashkim shpirtëror së pari me Zotin por edhe me njëri-tjetrin.  Takimi filloi me kremtimin e Meshës Shenjtë të udhëhequr nga bariu i vendit, Imzot Simon Kulli në bashkëkremtim edhe me meshtarë të tjerë.  Gjatë fjalës së tij, ipeshkvi “vuri në dukje rolin e ministrantit, i cili shërben në sofrën eukaristike pranë elterit të shenjtë. Shihni ministranta të mi të dashur – pohoi imzoti, se sa afër qëndroni dhe i shërbeni Zotit, me shërbimin tuaj kur merrni pjesë si duhet në meshën shenjte, kur ndihmoni dhe e përgatitni altarin, kur i merrni në duar tuaja për ti sjellë në elter enët e shenjta me të cilat kremtohet Mesha, pastaj sillni dhuratat, bukën dhe verën që shndërrohen në Korpin dhe Gjakun e Krishtit. Ndoshta ju edhe nuk i keni menduar fort se çfarë shërbimi bëni, por besoj se tash e tutje do ta kuptoni edhe më mirë; edhe më me përshpirtëri do të dini t’i shërbeni Zotit pranë elterit, në Meshë. Me ftesën drejtuar ministrantave që ta dëgjojnë zërin e Zotit dhe ti përgjigjen atij e ti shërbejnë gjithmonë me jetën e tyre, pa marrë parasysh se çfarë profesioni do të marrin në jetë - përfundoi fjalën e tij ipeshkvi.

Pas meshës takimi pasoi edhe me ligjëratën e mbajtur nga Rektori i Seminarit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, dom Leonardo Falco, i cili foli mbi shenjën e Kryqit.

Ndërkohë që pjesa e dytë ishte organizuar edhe me punë në grupe, animacion të këngëve dhe lojërave. Ky takim koonsistoi jo vetëm thjesht pjësëmarrja në meshën shenjte, por edhe një mënyrë për të takuar edhe të rinjtë e tjerë që kryejnë të njëjtin shërbim, për të bashkëndarë momente të gëzueshme mes njëri-tjetrit.

Violeta Marashi

18 nëntor 2019, 15:08