Kërko

 Martirët e Lum shqiptarë Martirët e Lum shqiptarë 

Sot, Nata e Festës liturgjike të të Lumëve shqiptarë

Sot, 4 nëntor 2019, është dita që na kujton Meshën e parë të pas diktaturës si dhe kremtuesin e saj, dom Simon Jubanin. E po sot, nata e festës liturgjike të 38 të Martirëve.

R. SH. - Vatikan

Sot, 4 nëntor 2019, është dita, që na kujton Meshën e parë të pas diktaturës si dhe kremtuesin e saj, dom Simon Jubanin. E po sot, nata e festës liturgjike të 38 të Martirëve, që u shpallën të Lumë më 5 nëntor 2016, në  Katedralen e Shkodrës.

Përfundoi edhe nëntëditshja, që u kushtohej të Lumëve, kremtuar nga e gjithë Kisha në Shqipëri.

Mbrëmësorja e parë përkujtimore, me liturgjinë e Dritës, u kremtua sot, në Manastirin e Shën Kjarës, në atë të Stigmatineve dhe të Shën Françeskut  në Gjuhadol.

Një veprimtari domethënëse përkujtimore e këtyre datave, ishte edhe Oratori me titullin simbolik “Rroftë Krishti Mbret”, shfaqur më 2 nëntor, në Kishën e Shën Françeskut, në Shkodër.

Në skenë, brohoria “Rroftë Krishti Mbret”, e fundmja e Martirëve, para pushkatimit, e brohoria e parë e besimtarëve të pranishëm në Meshën e parë, në Rrmaj!

04 nëntor 2019, 16:05