Kërko

 Tutti Santi Tutti Santi  

Shenjtorët e javës 10-17 nëntor

Të njohur ose të panjohur, të nderuar prej shekujsh ose të fshehur në palët e së përditshmes, Shenjtorët janë modeli njerëzor që e afron qiellin me tokën. Janë Burra e Gra, bij të Kishës, që zgjodhën Krishtin, duke i pranuar, pa u fshehur, të gjitha pasojat, edhe më dramatiket. Dëshmuan kështu se caku i lartë i jetës së krishterë, është cak për të gjithë njerëzit, e jo vetëm për njerëzit e jashtzakonshëm; për të gjitha kohërat, e jo vetëm për një epokë.

R.SH. - Vatikan

E diel 10 nëntor, Kisha katolike kremton të Dielën e 32-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 10 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Leonin e madh, papë e doktor i Kishës.

Të hënën më 11 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Martinin, ipeshkëv i Turit e shën Bartolomeun, abat i Grotaferratës. 

 Të martën  më 12 nëntor, 12 nëntor, kalendari kishtar kujton shën Jozafatin, ipeshkëv e martir e shën Diegon, laik françeskan.

Të mërkurën më 13 nëntor, kalendari kishtar përkujton kalendari kishtar kujton shën Nikollën I papë e shën Agostina Pietrantonin, virgjër. 

Të enjten më 14 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Serapionin, ipeshkëv i Aleksandrisë. 

Të premten më 15 nëntor, kalendari përkujton shën Albertin e madh, ipeshkëv e doktor të kishës dhe ahën Jozef Pinjatelin, meshtar jezuit. 

Të shtunën më 16 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Margeritën e Skocisë e shën Gjeltruden, virgjër benediktine.

Të dielën e ardhshme më 17 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 33-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 18 nëntor, kalendari kujton shën Elizabetën e Hungarisë, terciare françeskane.

10 nëntor 2019, 16:52