Kërko

Motra saleziane Malvina Doçi me tё rinj Motra saleziane Malvina Doçi me tё rinj 

Motër Malvina Doçi: të rinjtë protagonistë në ecjen e Kishës

“Dioqeza jonë është plot me të rinj që janë afër kishës e gjithmonë të gatshëm të marrin pjesë në evenimentet që Kisha u propozon, pohon Motër Malvina Doçi, saleziane e shton , ka edhe shumë të rinj entuziastë që janë protagonistë në ecjen e Kishës, duke u angazhuar si katekistë, animatorë etj në shërbim ndaj më të vegjëlve, dhe të bashkëmoshatarëve të tyre. Por kjo gatishmëri ka nevojë akoma të rritet më shumë”.

R.SH. - Vatikan

Për Vitin Baritor Rinor 2019, Komisioni i Baritores Rinore i kryedioqezës Tiranë-Durrës ka menduar një program të detajuar për të rinjtë e kësaj Kishe dioqezane. E ky program synon t’i shoqërojë të rinjve, përmes dialogut dhe takimit, kështu që si gjymtyrë të gjalla të familjes së Krishtit, të jenë mbartës të bindur të gëzimit të Ungjillit në të gjitha fushat e jetës.

Të ecësh së bashku është e mundur , e gjëja më e mirë për Kishën dhe për shoqërinë civile, është të nisesh nga të rinjtë, që janë ardhmëria e jetës si dhe ardhmëria e një komuniteti dhe e një kombi e vendi, siç është populli shqiptar e Shqipëria. Të besosh në  ardhmërinë e Kishës e të Shqipërisë, do të thotë t’u besosh të rinjve, t’u japësh atyre shkollë jete dhe mundësi reale për t’u radhitur në botën e punës. E pastaj t’i ndihmosh të kenë besim në identitetin e një populli dhe vendi, misioni i të cilit është t’i kujtojë shoqërisë paprekshmërinë e jetës njerëzore, dinjitetin dhe lirinë e çdo njeriu, njëherësh edhe me përgjegjësitë e tij.

“Dioqeza jonë është plot me të rinj që janë afër kishës dhe që janë gjithmonë të gatshëm të marrin pjesë në evenimentet që Kisha u propozon, pohon Motër Malvina Doçi, salesiane e shton , ka edhe shumë të rinj entuziastë që janë protagonistë në ecjen e Kishës dhe një pjesë të mirë të kohës së tyre e dedikojnë në Kishë duke u angazhuar si katekistë, animatorë etj në shërbim ndaj më të vegjëlve, dhe të bashkëmoshatarëve të tyre. Por kjo gatishmëri ka nevojë akoma të rritet më shumë”.

Po nga ku të fillojmë? Çfarë na duhet të bëjmë ne si Komision dioqezan për të rinjtë? Si të ecim konkretisht përpara? Mbi këto e të tjera në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News flet Motër Malvina Doçi, saleziane, bashkëpërgjegjëse e Baritores Rinore  të Arqiodioqezës Tiranë-Durrës, ta dëgjojmë...

Flet Motër Malvina Doçi, saleziane, bashkëpërgjegjëse e Baritores Rinore të Arqiodioqezës Tiranë-Durrës

                           VITI BARITOR RINOR 2019-2020  -  Dioqeza Tiranë-Durrës

Si çdo vit, edhe sivjet, Komisioni i Baritores Rinore ka menduar një program të detajuar për të rinjtë e dioqezës Tiranë-Durrësit, ku disa evenimente do i jetojmë së bashku edhe si Baritore Rinore Kombëtare.

Pasi një studimi të “Nxitjes Apostolike” të Papa Françeskut drejtuar të rinjve dhe popullit të Hyjit, e kam pyetur veten: nga ku të fillojmë? Çfarë na duhet të bëjmë ne si Komision dioqezan për të rinjtë? Si të ecim konkretisht përpara?

Ai jeton dhe do që edhe ti të jetosh”. Këto janë fjalët e para që Papa Françesku u është të rinjve të të gjithë botës. Papa Françesku së pari dëshiron që të kundrojmë fytyrën e Jezusit gjithmonë të ri, Jezusit të vdekur dhe të ringjallur që vepron në histori duke na kërkuar bashkëpunimin tonë. Ne do të ecim drejt Jezusit; Papa Françesku në (ChV141) na tregon që “Rruga është Jezusi: ta lëmë të ngjitet në “barkën” tonë dhe të dalim në ditë të hapur me të! Ai është Zoti Ai e ndryshon perspektivën e jetës sonë...”

E rëndësishme është që dioqeza jonë është plot me të rinj që janë afër kishës dhe që janë gjithmonë të gatshëm të marrin pjesë në evenimentet që Kisha u propozon, ka edhe shumë të rinj entuziastë që janë protagonistë në ecjen e Kishës dhe një pjesë të mirë të kohës së tyre e dedikojnë në Kishë duke u angazhuar si katekistë, animatorë etj në shërbim ndaj më të vegjëlve, dhe të bashkëmoshatarëve të tyre. Por kjo gatishmëri ka nevojë akoma të rritet më shumë sepse kemi shumë të rinj katolik që akoma nuk janë integruar në kishë, kjo na kërkon edhe ne më shumë bashkëpunim me famullitë, oratoret dhe qendrat e ndryshme që angazhohen në formimin dhe edukimin e të rinjve. Është i rëndësishëm fakti, që ne si Komision i Baritores Rinore në punën tonë edukative me të rinjtë nuk fillojmë nga zero-ja, sikur para sinodit të të rinjve, të mos ishte bërë asgjë në dioqezën tonë. Çdo vit Komisioni i të Rinjve ofron një ecje duke qëndruar në sintoni me propozimet e kishës Universale dhe asaj lokale.

Është viti i dytë që Dioqeza Tiranë-Durrës është duke jetuar sinodin dioqezan dhe pikërisht brenda këtij Sinodit është edhe një komision për të rinjtë, ky Komision është duke reflektuar mbi situatën e të rinjve dhe si të propozojë një ecje në të cilën kisha lokale e dioqezës do të marrë si angazhim. Në këtë komision janë të përfshirë rregulltarë/e, laik, gjithashtu, Arqipeshkvi ka dëshiruar të ftojë edhe të rinj që përfaqësojnë edhe tre dekanatet e dioqezës. Papa Francesku në (ChV 208) Na fton për një baritore rinore “të përtërirë dhe të liruar nga skemë që nuk janë më efikase, sepse nuk hyjnë më në dialog me kulturën aktuale të të rinjve”.

Sikurse kisha ka ftuar shumë të rinj të marrin pjesë në sinodin dioqezan, gjithashtu edhe komisioni i baritores rinore këtë vit ka ftuar më shumë të rinj të jenë pjesë e komisionit të baritores rinore, por jo vetëm anëtarë por edhe protagonistë në evenimentet që Baritorja Rinore ofron këtë vit për ta. Kjo na kërkon guxim që të vihemi në diskutim mbi atë që është bërë gjithmonë, por edhe na kërkon të dalim nga skemat tona për t’u lënë më shumë hapësirë të rinjve, pra një ecje së bashku për një kishë në dalje, për të rinjtë dhe me të rinjtë.

Para disa javëve, komisioni i baritores rinorë u mblodh në Arqipeshkvi për një verifikim të shkurtër të vitit të kaluar dhe për një programim të sivjetshëm për të rinjtë e dioqezës.

Si Komision kemi dëshirë t’i përgjigjemi thirrjes së Papa Françeskut që i ka kërkuar kishës universale, të dedikojnë kohë dhe reflektime mbi botën rinore. Edhe kisha jonë dioqezane ndihet në ecje në këtë rrugëtim me Kishën universale. Disa objektiva kyçe ku si Komision i Baritores Rinore duam të ecim këtë vit janë këto:

·       Të rinjtë të njihen me nxitjen apostolike të papa Françeskut dhe ta thellojnë

·       Të nxisim të rinjtë të jenë më protagonist dhe të përgjegjshëm në zgjidhjet (angazhimet) e tyre

·       Të bëjnë eksperienca bashkëndarjeje dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin

·       Të perceptojnë ndjenjën e një kishe që i do dhe mendon për to.

·       Ti tregojnë të tjerëve fytyrën e re të kishës re

·       Të shqyrtojnë cila është thirrja e tyre në kishë.

Këto objektiva do të realizohen me anë të disa aktiviteteve konkrete ku përfshihen momente reflektimi, bashkëndarjeje, por edhe momente feste duke bashkuar dy linjat që Nxitja Apostolike nr.209 e papës na prezanton. Njëra është kërkimi dhe tjetra është rritja.

Aktivitetet përfshijnë pre-adoleshentet, adoleshentet dhe të rinjtë nga mosha 11 – 29 vjeç. dhe do të zhvillohen të shpërndara në territorin e gjithë dioqezës duke përfshirë tre dekanatet. Secili i ri ka mundësi të marrë pjesë në atë aktivitet ku më së shumti ndjehet i përfshirë personalisht. Disa nga këto aktivitete janë: Formim për animator, formim për pre-adoleshent dhe adoleshent, formim për të rinj po ashtu edhe momente festet dhe argëtimi siç është Dita rinore dioqezane, por që ka dhe sfond formimi, në mënyrë të veçantë përcjellja e mesazhit të Atit të shenjtë Papa Françeskut, si edhe takimi i të rinjve me Arqipeshkvin Imzot George Frendo, që është shumë i dashur për të rinjtë, Olimpiada dioqezane, festa për pre-adoleshent dhe adoleshent etj. Zakonisht numri i pjesëmarrjes në aktivitete është relativisht shumë i mirë, vitin e kaluar kemi pasur kërkesa edhe nga të rinjtë e dioqezave të tjera që u janë bashkuar të rinjve tonë në disa momente siç ishte lidhja direket me papa Françeskun me të rinjtë në Panama, formim për animatorët, ushtrimet shpirtërore dhe olimpiada sportive dioqezane.

Ka lindur nevoja që komisioni rinor Kombëtar t’ju ofrojë Komisioneve dioqezane disa linja ku të rinjtë Shqiptar të ecin së bashku në një binar të vetëm si kishë në nivel kombëtar, për të qenë më të unifikuar dhe për të bërë më shumë aktivitete dhe momente bashkëndarjeje, që të ndihemi me njëri-tjetrin më të bashkuar.

Së fundmi dëshiroj të falënderoj të gjithë të rinjtë, meshtarët rregulltarët/rregulltaret laikët dhe lëvizjet e ndryshme që i shoqërojnë të rinjtë dhe që bashkëpunojnë ngushtë me Komisionin e Baritores Rinore.

Mt Malvina Doçi FMA

Bashkëpërgjegjëse e Baritores Rinore

të Arqiodioqezës Tiranë-Durrës

05 nëntor 2019, 12:16