Kërko

Shembja e Murit të Berlinit Shembja e Murit të Berlinit 

Imzot Gjergj Meta, në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: a është shembur muri edhe në mendjet tona?

30 vite pas rënies së Murit të Berlinit. Atëherë, qe një ngjarje, që çliroi zemrat, shënoi fundin e një epoke, megjithëse në Shqipëri, fryma e lirisë u ndie dy vjet më vonë. Po sot? Reflektojmë me ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, Sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

R.SH. - Vatikan

Në fund të Luftës II Botërore, ishin vetëm 7 mure. Para 30 vitesh, më 1989, kur ra ai i Berlinit, ishin shtuar në 16. Në 10 vitet pas fundit të Luftës së Ftohtë u ndërtuan 14. Sot, studiuesit llogarisin 77: kaq janë Muret nëpër botë, në prag të kremtimit të 30-vjetorit të rënies së Murit famëkeq të Berlinit. Edhe Shqipëria, që e fitoi lirinë dy vjet pas kësaj ngjarjeje historike, ka akoma mure për të shembur.

Njëri prej të cilëve, nënvizon për Radio Vatikanin ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, Sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, është muri me Bashkimin Evropian, që vetëm pak kohë më parë i mohoi vendit kandidaturën për anëtarësim. Por ky mur, thekson ipeshkvi, është ngushtësisht i lidhur me mure të tjera, si ai i korrupsionit, ai i konfliktualitetit, ai i mungesës së dialogut. Muri i Berlinit ra 30 vjet më parë, duke shënuar një kthesë epokale, por a janë shembur vërtet muret si ai në mendjet tona? Të dëgjojmë imzot Gjergj Metën…

Dëgjo imzot Gjergj Metën...
08 nëntor 2019, 14:07