Kërko

Dita Botërore e të Varfërve në Dioqezën e Sapës Dita Botërore e të Varfërve në Dioqezën e Sapës  

Dita Botërore e të Varfërve në dioqezën e Sapës

Në Ditën Botërore të të Varfërve edhe Dioqeza e Sapës nëpërmjet Caritasit dioqezan është bashkuar me zërin e Papës për të bashkëndarë një ditë me të varfërit e saj duke ju ofruar drekën vëllazërore dhe shërbimin e përkushtuar për bashkëvëllezërit tanë pa përjashtim.

R.SH. - Vatikan

Kisha dioqezane e Sapës, nëpërmjet Caritasit, bashkoi zërin dhe nismën e saj me Papën Françesku, duke kremtuar  Ditën Botërore kushtuar varfërve dhe duke bashkëndarë me ta një drekë vëllazërore e një shërbim për të gjithë bashkëvëllezërit në skamje e vështirësi, pa përjashtim. Ipeshkvi i Sapës, imzot Kulli pohoi se “dioqeza e jonë është afër me vëllezërit e motrat e saj në nevojë, duke iu ardhur në ndihmë si Kishë, si Caritas dhe si dioqezë me të gjithë mundësitë që kemi”, po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

Nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit

SHPRESA E TË VARFËRVE NUK DO TË ZHGËNJEHET KURRË” (Ps 9,19).

Në Ditën Botërore të të Varfërve, edhe Dioqeza e Sapës nëpërmjet Caritasit dioqezan është bashkuar me zërin e Papës për të bashkëndarë një ditë me të varfërit e saj duke ju ofruar drekën vëllazërore dhe shërbimin e përkushtuar për bashkëvëllezërit tanë pa përjashtim.

Siç ka thënë edhe Ati i Shenjtë se “Angazhimi i të krishterëve, me rastin e kësaj Dite Botërore dhe mbi të gjitha në jetën e përditshme, nuk konsiston vetëm në nisma mbështetje, edhe pse janë shumë të rëndësishme, por këto ditë kanë si qëllim që të rritet në secilin kujdesi që i detyrohet çdo personi që ndodhet në një situatë të sikletshme. «Ky kujdes dashurie është fillimi i një shqetësimi të vërtetë.» për të varfërit në kërkim të së mirës së tyre”.

Ndaj edhe për Caritasin dhe për të gjithë ne si të krishterë është një ditë e veçantë për solidarizimin e të gjithëve që ti japim dinjitetin e duhur çdo personi. Është ky mesazhi që Caritasi ka në vëmendjen e saj për të përkrahur të gjithë njerëzit në nevojë. Dhe kjo është një përgjigje e cila nuk jepet vetëm në një ditë të vetme, por me të gjitha mundësitë që kanë ofrojnë ndihmën mujore për shtresat e varfëra.

Në këtë drekë vëllazërore, vetë ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli bashkë me meshtarët dhe motrat ofruan vetveten e tyre duke iu shërbyer në drekën vëllazërore e duke bashkëndarë momente të gëzueshme me to.

Siç shprehet edhe vetë bariu i kësaj grigje, edhe dioqeza e jonë është afër me vëllezërit e motrat e saj në nevojë, duke iu ardhur në ndihmë si kishë, si caritas dhe si dioqezë me të gjithë mundësitë që kemi.  Por mbi të gjitha do jemi shpresë e tyre duke iu ofruar gjënë më të çmuar që është “dashuria e Zotit”. Dhashtë Zoti që të jemi ne të gjithë bashkë ato që do ti mbrojmë dhe ndihmojmë duke mosi i lënë pas dore njerëzit më në nevojë.

Nga Vau-Dejës Violeta Marashi

18 nëntor 2019, 15:14