Kërko

ALBANIA-QUAKE/ ALBANIA-QUAKE/ 

At’ Caruana: Ditë lutjeje, eksodi durrsakëve dhe Black Friday

Pas tërmetit të 26 nëntorit e lëkundjeve të reshtura njerëzit po largohen nga Durrësi, madje siç na njofton famullitari i Kishës së Shën Dominikut Atë Bernard Caruana, është fjala për një eksod të vërtetë të Durrsakëve nga qyteti. Dita e sotme është Ditë lutjeje në kryedioqezën Tiranë-Durrës, sipas kërkesës së kryeipeshkvi të vendit Imzot George Frendo.

R.SH. - Vatikan

Në Durrës e në zona të tjera situata vazhdon të jetë kritike. Tërmeti i 26 nëntorit, mjerisht, shkaktoi shumë humbje jetësh në Durrës, në Thumanë e zona tjera e la pas edhe pasoja të mëdha në dëmtime banesash private dhe publike. Për këtë arsye, njerëzit po largohen nga Durrësi, madje siç na njofton famullitari i Kishës së Shën Dominikut Atë Bernard Caruana, është fjala për një eksod të vërtetë të Durrsakëve nga qyteti. Kisha katolike e vendit u impenjuar menjëherë në këtë situatë, në linjë të parë, përkrahë njerëzve që u goditën nga tërmeti e pësuan humbjen e të dashurve e dëme tjera materiale, duke ecur brenda vuajtjes së popullit.

Kështu, Dita e sotme është Ditë lutjeje në kryedioqezën Tiranë-Durrës, sipas kërkesës së kryeipeshkvi të vendit Imzot George Frendo. Gjatë këtyre ditëve jemi lutur e kemi sjellë ndihma të ndryshme e strehim gjithë atyre që u goditën nga tërmeti. Mesazhi që donim të sillnim, ai i solidaritetit me popullsinë, u kuptua plotësisht- Tani këtu, në këtë çast, mungon sidomos ngushëllimi për personat që shohin se kanë humbur të dashurit e gjithçka nga tërmeti. Atmosfera është e tmerrshme. Njerëzit, në pjesën më të madhe, nuk kanë më asgjë, por në tilla raste tregohet solidariteti ndërmjet personave.

Gjatë lutjeve tona, përsëritëm se duhet t’ia besojmë veten Zotit, sepse është Ai që ka në dorë historinë e secilit prej nesh. Ngjarja e tmerrshme tërmetit është një moment që vërtet duhet t’ia besojmë veten krejtësisht Zotit. Nuk na ka mbetur tjetër. Pastaj sigurisht, falënderojmë të gjithë ata që po bëjnë gjithçka është e mundur për të ndihmuar personat në nevojë, për të parandaluar rreziqe të tjera, për të na siguruar. Por, në thelb, mbetet besimi i plotë te Zoti. Po t’i kthehemi situatës në Durrës nga ku na njofton Atë Bernard Caruana, ta dëgjojmë...

Nga Durresi na njofton At Bernard Caruana
29 nëntor 2019, 14:46