Kërko

Chiesa-nuova-a-Ulqinj-Montenegro-deidcata-ai-Martiri-della-Chiesa-Albanese-redazione-alban.jpg

Bekimi i gurthemelit të Kishës së re në Ulqin kushtuar Martirëve të Kishës shqiptare

Me 05 nëntor 2019, kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj bekoi gurthemelin e Kishës së re në Ulqin. Kisha e ri në Ulqin i kushtohet 38 Martirëve të Kishës katolike shqiptare. Prania e të krishterëve në Ulqinj është e kamotshme, madje tejet e lashtë.

R.SH. - Vatikan

Me 05 nëntor 2019, kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj bekoi gurthemelin e Kishës së re në Ulqin. Në ritin e bekimit të gurthemelit mori pjesë edhe kryeipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra, në prani të shumë meshtarëve e rregulltarëve nga kryedioqeza e Tivarit, të përfaqësuesve të Komuniteteve fetare të vendit, të autoriteteve lokale dhe të shumë besimtarëve.

Kryeipeshkvi Tivarit imzot Gjonlleshaj, në fjalën e rastit u ndal te shërbimi e misioni i këtij Tempulli të ri, kushtuar Imzot Vinçenc Prennushit e 37-të Martirëve të Lumë, për komunitetin katolik të Ulqinit, ta dëgjojmë imzot Rrok Gjonlleshaj....

Ta dëgjojmë imzot Rrok Gjonlleshaj..

Kisha e ri në Ulqin i kushtohet 38 Martirëve  të Kishës katolike shqiptare, që u persekutuan gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Prania e të krishterëve në Ulqinj është e kamotshme, madje tejet e lashtë.  Famullitari i Ulqinit, dom Simon Filipaj, nënvizoi domethënien e këtij Tempulli të ri në Ulqin, ta dëgjojmë fjalën e tij..

Famullitari i Ulqinit, dom Simon Filipaj

E tani të dëgjojmë dëshminë e një meshtari tjetër të kryedioqezës së Tivarit, dom Gabriel Grabanicës...

Të dëgjojmë dëshminë e dom Gabriel Grabanicës.
08 nëntor 2019, 12:50