Kërko

Vatican News
20191101_BAV_Vat.sir.559_0190_fa_0093v_tutti-i-santi.jpg 20191101_BAV_Vat.sir.559_0190_fa_0093v_tutti-i-santi.jpg  (© BAV, Vat. sir. 559, f.93v)

Shenjtorët e javës 27 tetor – 3 nëntor

Ungjilli i kësaj së diele nga kapitulli 18 i Ungjillit të Lukës, na flet gjithnjë për lutjen dhe përgjigjen në pyetjen si duhet të lutemi? Ashtu si tagrambledhësi dhe jo si fariseu, përgjigjet shëmbëlltyra ungjillore e kësaj së diele. Në tekstin e Ungjillit (Lk 18,.0.14) Jezusi trajton dy qëndrime të ndryshme në lutje, por në realitet përmes tyre na hap horizontin: na mëson se lutja zbulon diçka që shkon përtej vetë uratës, që ka të bëjë me mënyrën tonë të jetës, me marrëdhënien tonë me Zotin, me veten dhe me të tjerët.

R.SH. - Vatikan

E diel 27 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 30-të gjatë vitit kishtare, ciklit të dytë. E gjithnjë më 27 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Evaristin papë dhe shën Frumencin, apostull i Etiopisë. Shëmbëlltyra ungjillore që liturgjia e kësaj së diele na bën ta dëgjojmë nga kapitulli 18 i Ungjillit të Lukës, na flet gjithnjë për lutjen dhe përgjigjen në pyetjen si duhet të lutemi? Ashtu si  tagrambledhësi dhe jo si fariseu, përgjigjet shëmbëlltyra ungjillore e kësaj së diele. Në tekstin e Ungjillit (Lk 18,.0.14) Jezusi trajton dy qëndrime të ndryshme në lutje, por në realitet përmes tyre na hap horizontin: na mëson se lutja zbulon diçka që shkon përtej vetë uratës, që ka të bëjë me mënyrën tonë të jetës, me marrëdhënien tonë me Zotin, me veten dhe me të tjerët.

Të hënën më 28 tetor, sipas kalendarit kishtar përkujton shenjtorët Simonin e Juda Tadeun, Apostuj. Liturgjia e ditës na kujton se Lajmi i Mirë i Jezu Krishtit u përhap në mbarë botën, për t’u prirë popujve të rinj në rrugën e Ungjillit.

Të martën më 29 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Feliçianin, martir i Kartagjenës. Në këtë ditë liturgjia na kujton sa të mëdha janë veprat e Zotit e na fton t’i kundrojmë në jetën tonë të përditshme

Të mërkurën më 30 tetor, kalendari përkujton shën Gjermanin, ipeshkëv i Kapuas. Liturgjia e ditës na kujton se vërtetë i lum është vetëm ai njeri që ecën në udhën dhe dritën e Zotit.

Të enjten më 31 tetor, kalendari përkujton shën Alfonsin Rodriguez, jezuit. Ky shenjt la trashëgim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte në Hyjin. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku”.

Të premten më 1 nëntorKisha katolike do të kremtojë të festën e Të Gjithë ShenjtorëveKjo festë na kujton brohorinë e Psalmistit: “Lum ata që e kanë zemrën e pastër, sepse do të shohin Zotin!”. E Zotin e shikojnë vetëm nxënësit, që ia besojnë krejt vetveten Hyjit. Nuk do të mbeten kurrë të zhgënjyer, sepse atyre u përket mbretëria qiellore.

Të shtunën më 2 nëntor bie Përkujtimi i besimtarëve të vdekur – apo siç njihet tek shqiptarët “Dita e të shuemve”. Liturgjia na kujton se njeriu asgjë nuk do të humbasë në historinë, që e ka jetuar duke ecur pas Krishtit: të gjithë jemi të Tijtë e Ai do të na dhurojë jetën e pasosur. Prandaj Jezusi mori natyrën njerëzore: për ta pastruar atë nga mëkatet e për t’i dhuruar amshimin.

Të dielën e ardhshme më 3 nëntor Kisha katolike do të kremtojë të  Dielën e 31-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 3 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Martinin e Porres dhe shën Silvia, nëna e shën Gregorit të madh. Liturgjia e ditës kujton se nuk e zgjedhim ne vendin ku do të rrimë në mbretërinë qiellore. Na e zgjedh vetë Hyji Atë. Është Ai, që na ka thirrur, që na jep një vend, një dhuratë. E natyrisht, sa më shumë t’ia besojmë vetveten, aq më e madhe do të jetë dhurata e Tij, të cilën sot për sot nuk jemi në gjendje as ta përfytyrojmë.

27 tetor 2019, 09:38