Imzot George Frendo ne studio te redaksise shqipe te Radio Vatikanit me dom David Gjugja Imzot George Frendo ne studio te redaksise shqipe te Radio Vatikanit me dom David Gjugja 

Imzot Frendo: Kisha katolike në Shqipëri është misionare

“Ne misionarët jemi të sfiduar nga shoqëria, por edhe ne sfidojmë shoqërinë, duke dëshmuar vlerat e Mbretërisë së Zotit. Jemi misionarë sepse besojmë në vlerat e Mbretërisë së Qiellit, të bindur që ky është misioni ynë. Këtu takohen misioni dhe profetizimi. Ikona e misionaritetit të krishterë është Shën Nënë Tereza” . Kështu u shpreh Imzot Frendo në homelinë e Meshës, të dielën e kaluar, në Tiranë, në mbyllje të muajit misionar.

R.SH. - Vatikan

Kisha Universale e mbylli muajin misionar të tetorit 2019 të dielën e kaluar, 20 tetor, me Meshën kremtuar nga Papa Françesku në Vatikan. Ndërsa Kisha katolike në Shqipëri, muajin misionar të tetorit e hapi më 1 tetorin e kaluar në Shkodër, e pasi u kremtua gjate tërë muajit në nivelin e Kishave dioqezane, do të mbyllën më 27 tetor, në Vlorë, për mbarë Kishën katolike në Shqipëri.

Drita e fesë është pasuri e çmuar për jetën e njeriut, prandaj, muaji misionar vë në dukje nevojën e imitimit të entuziazmit apostolik të bashkësive të para të krishtera, të cilat megjithëse të vogla e të pambrojtura, arritën ta përhapin Ungjillin e Krishtit në të gjithë botën. “Misioni “ad gentes” duhet të jetë horizonti i vazhdueshëm dhe paradigma e çdo veprimtarie kishtare e të çdo meshtari, rregulltare, murgeshe e besimtari.

“Kisha katolike në Shqipëri është misionare, siç dëshmon pjesa e madhe e meshtarëve, rregulltarëve dhe të Motrave rregulltare të cilët janë misionarë”, pohon Imzot Frendo e shton se “muaji misionar i tetorit ishte një kurajo dhe nxitje e mëtejshme për të gjithë misionarët”. Mos të harrojmë se Ikona e misionaritetit të krishterë është Shën Nënë Tereza. Po mbi domethënien e këtij muaji misionar, në studio të Radio Vatikanit flasim me Presidentin e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendon, ta dëgjojmë

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit flet imzot Frendo mbi muajin misionar të tetorit
23 tetor 2019, 14:02