Kërko

Commemoration of the 1849 Arad Martyrs in Budapest Commemoration of the 1849 Arad Martyrs in Budapest 

Budapest: Simpozium mbi situatën ekonomike, sociale e shpirtërore të vendeve të Evropës Qendrore

Në Budapest të Hungarisë sot dhe nesër mbahet simpoziumi IX ndërkombëtar mbi "situatën ekonomike, sociale dhe shpirtërore të vendeve të Evropës Qendrore në dritën e Doktrinës Sociale të Kishës" organizuar nga fondacioni Ratzinger në bashkëpunim me Universitetin Katolik hungarez " Pázmány Péter ".

R.SH. - Vatikan

Në Budapest të Hungarisë sot dhe nesër mbahet simpoziumi IX ndërkombëtar mbi "situatën ekonomike, sociale dhe shpirtërore të vendeve të Evropës Qendrore në dritën e Doktrinës Sociale të Kishës" organizuar nga fondacioni Ratzinger në bashkëpunim me Universitetin Katolik hungarez " Pázmány Péter ".  Punimet e këtij simpoziumi u hapet nga kardinali Péter Erdö, kryeipeshkëv i Estergom-Budapest. Veprimtaria u paraqit gjatë një konference shtypi më 30 shtatorin e kaluar.

“Ata që kanë nderin të kenë përgjegjësinë delikate për të përfaqësuar popullin – pohoi kardinali Péter Erdö – mund të gjejnë në doktrinën shoqërore të Kishës frymëzimin e lartë e të thellë në kryerjen e misionit të tyre, për t’iu përgjigjur si duhet sfidave etike, kulturore dhe shoqërore”. E mira e njeriut dhe e shoqërisë, nënvizoi kardinal hungarez, mbështetet mbi respektimin e së vërtetës dhe mbi dashurinë e bamirësinë. Mbi këto dy shtylla duhet të mbështetet edhe realiteti aktual shoqëroro-ekonomik. Doktrina shoqërore e Kishës katolike” fton që të kapërcehet pikërisht ndarja, ndërmjet sferës ekonomike dhe asaj shoqërore: “Veprimtaria ekonomike nuk është diçka e ndarë dhe e huaj për parimet themelore të doktrinës shoqërore të Kishës, të cilat janë: vënia e njeriut në qendër, solidariteti, susidiariteti, e mira e përbashkët”.

Doktrina shoqërore e Kishës na kujton se një shoqëri si duhet është pa dyshim fryt i tregut dhe i lirisë. Ajo propozon një humanizëm me shumë përmasa, në të cilin tregu nuk luftohet apo kontrollohet, por shihet si një moment i rëndësishëm i sferës publike. Ekzistojnë kërkesa të parimit të vëllazërimit, që nuk mund të lihen mënjanë, e as të kalojnë vetëm në sferën private apo të filantropisë, theksoi Erdo:Doktrina shoqërore e Kishës na ndihmon të ndërgjegjësohemi se shoqëria nuk është e aftë të ndërtojë të ardhmen, nëse nuk respekton parimin e vëllazërimit; pra, nuk mund të shkojë përpara nëse zhvillohet vetëm logjika “më jep, të jap”, ose edhe ajo “jap, se e kam për detyrë”.

Doktrina shoqërore e Kishës, vazhdoi më tej kardinali Péter Erdö , nuk duhet parë si një tjetër teori etike që u shtohet atyre ekzistuese, por si një gramatikë e përbashkët për të gjitha teoritë, pasi bazohet mbi një parim themelor: “kujdesin për të mirën e njeriut”. Efikasiteti dhe drejtësia, edhe sëbashku, nuk mjaftojnë për të siguruar zhvillimin e njerëzimit:
Mesazhi që na lë Doktrina Shoqërore e Kishës është të mendojmë se dhënia falas, e pra vëllazërimi, është pjesë e njeriut e prandaj, duhet të shohim te dhurata premisën e domosdoshme që Shteti dhe tregu të funksionojnë duke pasur si qëllim të mirën e përbashkët” .

08 tetor 2019, 12:50