Kërko

Vatican News

800-vjetori i Françeskanëve në Shqipëri e misioni për Fe e Atdhé

Këtë vit kremtohet 800-vjetori i françeskanëve në Shqipëri. Me këtë rast, dje, 23 tetor, në orën 11.00, te Kisha “Zoja Nunciatë” në Lezhë, u përkujtua ky Jubile. U zgjodh pikërisht datëlindja e Át Gjergj Fishtës, birit më të madh të Provincës Françeskane, për të kremtuar edhe 800-vjetorin e saj.

R.SH. - Vatikan

Këtë vit kremtohet 800-vjetori i françeskaneve në Shqipëri. Me këtë rast, më datën 23 tetor, në orën 11.00, te Kisha “Zoja Nunciatë” në Lezhë, u përkujtua ky Jubile. U zgjodh pikërisht datëlindja e Át Gjergj Fishtës, birit më të madh të Provincës Françeskane, për të kremtuar edhe 800-vjetorin e saj. Sepse Atë Gjergji dhe Vepra e tij shënon një nga majat e veprimtarive të Provincës, që vijon me zell rrugën e nisur nga vetë Shën Françesku, duke shkelur pikërisht në Lezhë

Ky, Programi i fillimit te ketij Jubileu:

Moderator ishte Át Vitor Demaj

Veprimtaria nisi me përshëndetjen e Imzot Ottavio Vitales, Ipeshkëv i Lezhës e vijoi me fjalën e Át Mirash Marinaj, Zëvendës Provincial i Fretënve.

Më pas u  këndua  Himni “Porsi fleta e Ejllit t’Zotit” e u vijua me recitimin e poezive të Fishtës “Atdheut”;  “I dëbuemi”;  “Nevoja e mësimit”; “Gjuha shqipe”; “Shqypnia” e “Burrnija”. Nga satira e pavdekshme e Fishtës, u lexuan   “ Momi”; “Shkarpat”; “Dredha e djallit” ;“Metamorfoza”.

Më pas prof. as. dr. Vinçens Marku mbajti ligjëratën e titulluar: “Arti në veprën e Át Gjergj Fishtës”. Pasoi një Rapsodi popullore dhe kanga e krijuar enkas për 800-vjetorin e Françeskanëve në Shqipni.

Në përfundim të pranishmit vizituan “Ekspozitën me vepra origjinale dhe dorëshkrime të Át Gjergj Fishtës.

U kremtuan kështu, në Lezhë, dy ditëlindje njëheresh: 800 vjetori i Provincës dhe 148 vjetori i Fishtës, rreth veprës së të cilit vijon të flitet shumë e edhe të botohet shumë, nga françeskanët, admiruesit e kundërshtarët e tij! Gjë që tregon qartë se ai, i Zhvarruari, është gjithnjë i gjallë, ashtu si Provinca Françeskane!

Po, më hollësisht mbi fillimin e kremtimit të Jubileut të 800-vjetorit të Etërve Françekanë në Shqipëri - organizuar sot në Lezhë - të ndjekim dëshminë e Atë Viktor Demajt, nga Kuvendi i Françeskanëve, në Lezhë.....

të ndjekim dëshminë e Atë Viktor Demajt, nga Kuvendi i Françeskanëve, në Lezhë
24 tetor 2019, 17:02