Kërko

Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit 2019 kushtuar Imzot Pjetër Boganit, në 300-vjetorin e vdekjes, në Stubëll të Vitisë, Kosovë Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit 2019 kushtuar Imzot Pjetër Boganit, në 300-vjetorin e vdekjes, në Stubëll të Vitisë, Kosovë 

Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit 2019 kushtuar Imzot Pjetër Boganit

Në fshatin Stubëll e Epërme, në komunën e Vitisë, në Kosovë, të shtunën e kaluar, u mbajt manifestimi i përvitshëm “Takimet e dom Mikelit 2019”, që sivjet pati në qendër figurën e madhe të ipeshkvit shqiptar, Imzot Pjetër Bogdanit, të cilit sivjet i kujtojmë 330 vjetorin e kalimit në amshim.

R.SH. - Vatikan

Në ambientet e Kishës katolike të Shën Jozefit punëtor, në fshatin Stubëll e Epërme, në komunën e Vitisë, në Kosovë, të shtunën e kaluar, u mbajt manifestimi i përvitshëm “Takimet e dom Mikelit 2019”, që sivjet pati në qendër figurën e madhe të ipeshkvit shqiptar, Imzot Pjetër Bogdanit, të cilit sivjet i kujtojmë 330 vjetorin e kalimit në amshim.

Manifestimi, qё u mbajt pranё Kishës famullitare tё Shën Jozefit, u hap me fjalën përshëndetëse Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvit tё dioqezës Prizren-Prishtin, e vazhdoi me ligjërata e reflektime mbi Ipeshkvin e Madh shqiptare imzot Pjetër Bogadnin, për rolin dhe rëndësinë e tij dikur dhe sot. Ndërsa“Tryezën Shkencore” kushtuar Imzot Pjetër Bogandit e hapi famullitari i Stubllës, dom Jeton Thaçi, i cili foli për jetën dhe veprimtarinë e tij. “Figura e imzot Pjetër Bogdanit besoj qe na bene te gjithëve te reflektojmë. E dimë fort mire fatin historik qe eshtrat e tij u hodhën e u shkapërderdhen rrugicave te Prishtinës, por për fatin tone te mire, pikërisht ata eshtra u bën farë e lirisë, që mbinë kudo në Dardani”, tha dom Jetoni.

Në edicionin e 30-të të këtij manifestim me karakter fetar e kombëtar, kulturor e shkencor, morën pjesë personalitete të fushave të ndryshme si profesorë, klerikë, shkrimtarë, poetë e intelektualë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.

Figura e Imzot Pjetër Bogdanit temë boshtë e “Takimeve të Dom Mikelit 2019”

Në festën gjithëpopullore “Takimet e dom Mikelit 2019” në Stubllën e Epërme të komunës së Vitisë, në Kosovë, te shtunën qe kaloi moren pjese personalitete te fushave te ndryshme, e kryesisht profesore, klerike, shkrimtare, poete e intelektual te tjere nga te gjitha trevat shqiptare.

Manifestim ky tradicional me karakter shkencor, fetar e kulturor, qe zuri fill te organizohet tash e 30 vjet me pare, ne shenje kujtimi e nderimi te priftit e mësuesit te pare te shkollës shqipe ne Kosove  me 1905, dom Mikel Tarabulluzit, i cili tashme eshte figure përbashkuese e Kishës me intelektualët shqiptarë dhe popullin, pa dallim besimi, çdo vit në muajin shtator.  

Takimet e dom Mikelit, fillimisht u mbajtën ne famullinë e”Shen Jozefit”, te cilat i shpalli te hapura dhe u dëshiroi mirëseardhje te pranishmeve,  imzot Dode Gjergji, ipeshkëv i dioqezës Prizren Prishtine. Me pas imzot Lush Gjergji u paraqit  me nje ligjëratë meditative për rolin e rëndësinë dikur dhe sot te figurës nder me madhoret  fetare e kombëtare te imzot Pjetër Bogdanit ne 330 vjetorin e kalimit te tij ne amshim.  Shprehur ndryshe kane kaluar 330 vjet nga pushkatimi e copëtimi i trupit te Imzotit tone ne Prishtine nga hordhite otomane.

“Per mua imzot Pjeter Bogdani  eshte dhe mbetet Gjergj Kastrioti apo Skenderbeu i yne i dyte, njeriu i cili e rizgjoi edhe njehere vetedijen fetare dhe kombetare”, tha imzot Lush Gjergji.  

Me figurën markante te imzot Pjetër Bogdanit e hapi “Tryezen Shkencore” edhe famullitari i Stublles, dom Jeton Thaçi i cili foli për jetën dhe veprimtarinë  e tij. “Figura e imzot Pjetër Bogdanit besoj qe na bene te gjithëve te reflektojmë. E dimë fort mire fatin historik qe eshtrat e tij u hodhën e u shkapërderdhen rrugicave te Prishtinës, por për fatin tone te mire, pikërisht ata eshtra u bën farë e lirisë, që mbinë kudo në Dardani”, tha mes tjerash dom Jeton Thaci.

Ne vazhdim disa studiues nga  Prishtina, Tirana, Shkupi e Shkodra ligjeruan aspekte te ndryshme nga opusi shkencor  i veprave te shumta qe iu kane kushtuar imzot Pjeter Bogdanit, siq ishte “Pjeter Bogdani ne studimet shqiptare”, nga dr. Ymer Ciraku, “Vepra e Pjeter Bogdanit dhe poetika e Barokut”, nga dr. Anton Berishaj, “Pasqyrimi i toponimeve ne vepren “Cetta e Profeteve” te Pjeter Bogdanit nga dr.Mustafa Ibrahimi, e ligjerata tjera qe u peraqiten.  

Me pas, manifestimi eshte zhvendosur ne Qendren Rinore ku ka vazhduar Ora e Madhe Letrare ’’Agim Ramadani" ne te cilen me poezite e tyre jane paraqitur shume poete te trevave tona duke treguar talentin e tyre frymeyues, ndersa pjesa artistike me kenge e valle ka shtuar atmosferen e kesaj ngjarjeje te pervjetshme.

Ne kuader  te ketij manifestimi, eshte peruruar edhe zbulimi i tre busteve, ai i imzot Pjeter Bogdanit, At Gjergj Fishtes dhe dom Gjergj Gjergjit.

Ndersa krejt ne fund, si zakonisht eshte shtruar dreka e perbashket ne ambientet e Qendres Rinore te famullise se “Shen Jozefit” ne Stubllen e Eperme te Komunes se Vitise. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj

23 shtator 2019, 18:03