Kërko

Takimi i meshtarëve shqiptarë në Romë Takimi i meshtarëve shqiptarë në Romë 

Shërbimi për emigrantët katolikë në Itali: meshtarët shqiptarë mblidhen në Romë

Cilat janë përparësitë baritore të bashkësisë së emigrantëve katolikë shqiptarë në Itali? Cfarë i kërkojnë Kishës Katolike dhe si marrin pjesë në të? Me ftesën e përgjegjësit të ri baritor për këta emigrantë, don Elia Matija, u mblodhën sot në Romë meshtarë e misionarë, në një takim në selinë e Fondacionit kishtar Migrantes.

R.SH. - Vatikan

Meshtarët shqiptarë në Itali u mblodhën sot në selinë e Migrantes (organizëm i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, që merret me emigrantët) në Romë, për të diskutuar mbi përparësitë baritore të bashkësisë së emigrantëve katolikë shqiptarë. Takimi, në të cilin morën pjesë 8 priftërinj shqiptarë dhe 3 misionarë, që kanë shërbyer në Shqipëri, u realizua me ftesën e përgjegjësit të ri baritor për këta emigrantë, don Elia Matija. Të dëgjojmë intervistën e kryeredaktorit tonë don David Gjugja me një nga pjesëmarrësit, atë Aldo Skodën, profesor në Universitetin Papnor Urbanian në Romë e drejtor i Institutit Ndërkombëtar Skalabrinian për Migracionin…

Dëgjo atë Aldo Skodën...
25 shtator 2019, 16:49