Vetrate della Chiesa interno Vetrate della Chiesa interno 

Shenjtorët e javës 22-29 shtator

Shenjtorët i mësojnë besimtarët t’i luten Zotit dhe të ketë miqësi të thellë me Jezusin, për t’ua përcjellë dashurinë e Tij të tjerëve.

R.SH. - Vatikan

E diel 22 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 22 shtator kalendari kujton shën Mauricion me shokë.  Në Ungjillin e kësaj së diele nga Luka 16, 10-13, Jezusi na sjell të reflektojmë mbi dy stile të kundërta të jetës : atë mondan e atë të Ungjillit. Dhe këtë e bën përmes tregimit të shëmbëlltyrës së mbarështuesit - administratorit të pandershëm e të shkathët, të zgjuar, të cilin Jezusi e lavdëron, megjithëse ishte i pandershëm (krh Lk 16,1-13). Duhet të saktësojmë menjëherë se ky mbarështues nuk paraqitet si shembull për t’u ndjekur, por si shembull i shkathtësisë (dinakërisë). 

Të hënën më 23 shtator, kalendari liturgjik përkujton shën Piun nga Pietrelçina, meshtar kapuçin.

Të martën, më 24 shtator, kalendari kishtar përkujton të Lumen Mari Virgjër të Mercedes dhe shën Zefir Agostinin.

Të mërkurën, më 25 shtator, sipas kalendarit kishtar, bie përkujtimi i shën Firminit, ipeshkëv, shën Kleofës dhe shën Sergjit Radonez.

Të enjten më 26 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Kozmain e Damianin, martirë, si dhe shën Nilin, abat e themelues i manastirit të Grotaferratës afër Romës, në të cilin jetojnë e veprojnë murgjërit e shën Bazilit, të ritit bizantin. Ndër këta murgjër, ka edhe shumë arbëreshë.

Të premten më 27 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Vincenc de' Paolin, meshtar, themelues i Kongregatës së Misioneve e të Bijave të Dashurisë, pajtor qiellor i të gjitha Shoqatave të Bamirësisë.

Të shtunën më 28 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Vinceslaun e Bohemisë, martir, shën Lorenc Ruizin me Shokë, martirë.

Të dielën e ardhshme më 29 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, e po më 29 shtator, kalendari kremton festën e Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael.

22 shtator 2019, 08:55