Kërko

Nënë Tereza e dashuria saj për fëmijët e varfër Nënë Tereza e dashuria saj për fëmijët e varfër 

Nga porositë e Nënë Terezës, për kujtim të ditës fatlume të Shentjes shqiptare

Nënë Tereza: Duaje jetën ashtu si të vijë!

R. SH. Vatikan

Shën Nënë Tereza na thotë:

Duaje fort jetën tënde, ashtu si të vijë papritë

Duaje plotësisht, mos rri - i ngrysur ditë për ditë.

Duaje kur ka shumë dritë, dhe kur i humb kuptimi,

E duaje fort edhe, kur të ndjek përpas mohimi.

Duaje, kur të lënë vetëm, e ndoshta të poshtërojnë,

E duaje kur si mbret, të gjithë ty të lartojnë.

Duaje dhe kur të vjedhin e t’i lënë duart e thata,

E duaje kur të duan e të mbushin me dhurata.

Duaje kur të flakojnë në shtigje t’errëta të natës,

Por dhe kur zemra, pezull, i qëndron fort shtrëngatës.

Kur s’shikon sy njeriu për javë edhe për muaj,

E sidomos kur ëmbël të lëmon një dorë e huaj!

Duaje kur nuk ka më, aspak kuptim kjo botë,

Por dhe kur është e hijshme, e mirë e kuptimplotë.

Duaje kur je i lum, duaje kur je i mjerë,

Duaje kur je i fortë e edhe i ligshtë përherë.

Duaje kur ke shumë frikë, edhe kur ke guxim

Duaje si kur të dridh, si kur të mbush me gëzim

Duaje për kënaqësi të  vogla e edhe për të mëdha,

Duaje, kur të bën të qeshësh e kur të bën hata.

Duaje, pse dashuria të jep kuptim e shpresë,

E në fund  vetëm ajo mes nesh gjithnjë do të mbesë,

Kur të nisemi nga viset e mrazta të murrizit,

ka për ta hapur gonxhen në kopshtet e Parrizit!

Shën Nënë Tereza

(Përkthim i lirë)

04 shtator 2019, 11:41