Meshtarët shqiptarë, në shërbim të emigrantëve në Itali, u takuan në Romë
Meshtarët shqiptarë, që janë të inkardinuar nëpër dioqezat e ndryshme të Italisë, u takuan, të mërkurën e kaluar më 25 shtator, në selinë e Migrantes (organizëm i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike Italiane, që merret me emigrantët) në Romë, për të shqyrtuar, së bashku, mundësitë për t’u qëndruar sa më pranë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë të besimtarëve shqiptarë, që jetojnë në vende të ndryshme të Italisë. Takimi, në të cilin morën pjesë 8 priftërinj shqiptarë dhe 3 misionarë, që kanë shërbyer në Shqipëri, u organizua nga Përgjegjësi i ri për baritorinë e emigrantëve e diasporën shqiptare në Itali, dom Elia Matija.
Krahas shërbimit shpirtëror e atij Sakramental, që është pjesë e misionit të Kishës dhe të meshtarëve, dom Elia Matija kërkon edhe për një punë e mbështetje në fushën e kulturës shqiptare, për të kultivuar traditën e vendlindjes tek ata shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali. Të dëgjojmë bisedën e kryeredaktorit tonë dom David Gjugja me dom Elia Matija...