Më 24 tetor të vitit 1994  në Vatikan dom Simon Filipaj i dhuroi personalisht Papës Wojtila kopjen e Biblës në gjuhën shqipe, shoqëruar nga Imzot Rrok Mirdita e dom David Xhuxha. Më 24 tetor të vitit 1994 në Vatikan dom Simon Filipaj i dhuroi personalisht Papës Wojtila kopjen e Biblës në gjuhën shqipe, shoqëruar nga Imzot Rrok Mirdita e dom David Xhuxha. 

Dom Simon Filipaj, përkthyesi i Biblës në gjuhën shqipe, në përvjetorin e vdekjes

Figurë poliedrike, dom Simon Filipaj me veprimtarinë e tij në fushën biblike e teologjike, i la gjuhës shqipe kryeveprën botërore, Librin e Shenjtë, Biblën. Më 24 tetor të vitit 1994 në Vatikan dom Simon Filipaj i dhuroi personalisht Papës Wojtila kopjen e Biblës në gjuhën shqipe. Dom Simoni punoi edhe në përkthimin shqip të librave liturgjike nga Meshari romak, Leksionarët, Ritualët e të tjerë.

R.SH. - Vatikan 

Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 2 shtator kujtojmë përvjetorin e vdekjes së meshtarit shqiptar të kryedioqezës së Tivarit, Mons Simon Filipajn, përkthyesit të Biblës së plotë në gjuhën shqipe.

Dom Simon Filipaj, është figurë e madhe e Kishës dhe Kombit shqiptar, lindi në fshatin Kllezën afër Ulqinit në Mal të Zi. Studimet filozofike e teologjike i kreu në Shkodër dhe në Zagreb. Tërë jetën meshtarake e intelektuale ia kushtoi misionit të apostolik nëpër bashkësitë Kishtare të famullive të kryedioqezës së lashtë të Tivarit, e posaçërisht në bashkësinë kishtare të Shën Gjergjit dhe asaj të Klleznës. Krahas misionit e veprimtarisë së tij meshtarake e ungjillëzuese, dom Simon Filipaj të gjitha energjitë njerëzore, shpirtërore, intelektuale e fizike ia kushtoi studimit, meditimit dhe përkthimit të Fjalës së Zotit, Biblës në gjuhën shqipe, duke e përkthyer për herë parë në versionin e plotë.

Dihet se Bibla është monumenti më i madh botëror i kulturës, pra është kryevepra kultura dhe vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të popujve të mbarë botës. Kështu, me përkthimin në gjuhën shqipe, apo më mirë të themi me shqipërimin e Biblës, por edhe të veprave tjera siç janë librat liturgjike: Meshari Romak, Lekisonarët, Ritualet e ndryshme dhe shkrimet e shumta teologjike e katekistike, dom Simon Filipajt dha një kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën në përgjithësi e letërsinë shqipe në veçanti.

Nuk e teprojmë spak duke thënë se Mons Simon Filipaj tashmë ka hyrë në plejadën e të mëdhenjëve të kulturës e të letërsisë shqipe, me dom Gjon Buzukun, me Papas Lekë a Lukë Matrangën, me imzot Pjetër Budin, Bogdanin, Imzot Pjetër Bogdanin, imzot Fal Nolin e të tjerë.

Dom Simon Filipja qe vërtet njeri i Zotit dhe i kombit. Lëvrues e mbrojtës i vlerave kombëtare, shpirtërore, kulturore e shoqërore. Ishte njohës i thellë i shpirtit dhe i thesarit kulturor shqiptar e botëror, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Njeri i thjesht e me virtyte të larta, i urtë e i mençur, i përzemërt e bujar, i drejtë dhe i vendosur, largpamës e i thellë, i dashuruar në Zotin e në popullin e vet, i butë e i afër me çdo kënd që takonte. Bari i mirë, vëlla i sinqertë, meshtar i zellshëm, intelektual i shquar, biblist i madh, me një pasion e dashuri të paskajshme për të vërtetën, të bukurën, lirinë e dashurinë.

Jetën e tij e kaloi duke punuar në shërbim të Zotit, kishës e popullit dhe vendit të tij shqiptar. Me përkthimin e Librit të Librave – veprës monumentale, Biblës në gjuhën shqipe, si dhe përkthimin e shtjellimin e shumë librave tjerë biblike e liturgjike në gjuhën shqipe si Mesharin Romak, Leksionarët biblikë, Ritualet etj, Simon Filipaj ka krijuar, mund të themi, një gjini a rrymë tjetër në letërsinë shqipe, të natyrës biblike e teologjike, pra të asaj fetare.

Thamë se dom Simon Filipaj qe i thjeshtë, i përvujtë, e me gjithë punën kolosale që bëri duke përkthyer Biblën e plotë në gjuhën shqipe, ai ishte i ndërgjegjshëm se përkundra të gjitha përpjekjeve, përthimi i Biblës në gjuhën shqipe kishte prapë nevojë për një rishikim e përmirësim. Ja si u shpreh dom Simon Filipaj në mikrofonin e Radio Vatikanit mbi përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe.........

Ja si u shpreh dom Simon Filipaj në mikrofonin e Radio Vatikanit mbi përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe
Ja dëshmia e dom Simonit në mikrofonin e Radio Vatikanit menjëherë pas audiencës së pat te Papa Wojtila.
dom Simon Filipaj flet mbi Fjalën e Zotin, Biblën, duke treguar se si duhet lexuar e çka mund të gjemë në këtë Libër që është Fjala Hyjnore?!
02 shtator 2019, 16:02