Martirio di San Giovanni Battista Martirio di San Giovanni Battista 

Shenjtorët e javës 25 gusht - 1 shtator

Ne ndoshta nuk do të na kërkohet të martirizohemi si Shën Gjon Pagёzuesi e martirёt tjerё (28 gush), por Jezusi na kërkon të jemi besnikë në çdo hap, ditë për ditë, në dëshmimin e dashurisë së Tij, duke ua kumtuar Jezusin miqve, kudo e kurdoherë, që të njihet gjithnjë më shumë në të gjithë botën.

R.SH. - Vatikan

E diel 25 gushtKisha katolike kremton të Dielën e 21-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë mё 25 gusht, kalendari pёrkujton shёn Ludovikun, mbret i Francës dhe e shën Jozefin Kalasancio, themelues i Skolopëve. Ungjilli i kësaj së dielepërmes shëmbëlltyrës së derës së ngushtë, na kujton cilat janë kushtet për të hyrë në mbretërinë e Hyjit. Nuk mjafton Mesha e së dielës apo një praktikë e përgjithshme fetare: lypet përcaktimi për të jetuar në përkim me mësimin e sipas shembullit të Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit

Të hёnёn më 26 gusht, kalendari përkujton kishtar përkujton Shën Anastazin, Shën Eleuterin e Shën Melkizedekun. Po kujtojmë se më 26 gusht bie përvjetori i lindjes së Shenjtes shqiptare Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiu, e cili lindi në Shkup më 26 gusht 1910.

Tё martën më 27 gusht, kalendari përkujton Shën Moniken, nënën e Shën Agostinit, të Lumen Angjela nga Foligno.

Tё mërkurën mё 28 gusht, kalendari përkujton Shёn Agostinin, njeri i shqetë, në kërkim të së vërtetës, filozof e pastaj ipeshkëv i Iponës.

Tё enjten mё 29 gusht, kalendari kishtar kremton Martirizimin e Shën Gjon Pagëzuesit, i cili e vulosi misionin e tij me martirizim. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre. Herodi Antipa, pasi e burgosi Gjonin në fortesën e Makerontes, në Lindje të Detit të vdekur, në Jordaninë e sotme, ia preu kokën në atmosferën e një feste të shthurur në pallatin e tij. Shën Gjon Pagëzuesi u martirizua sepse pati ngritur zërin e gishtin kundër Herodiadës, kunatës së Herodit, që bashkëjetonte me të. E ishte pikërisht ajo që, duke shfrytëzuar bukurinë e së bijës, Salomesë, i kërkoi Herodit kokën e kundërshtarit, duke menduar se kështu do t’ia mbyllte gojën përgjithmonë.

Tё premten mё 30 gusht, kalendari pёrkujton shën Feliçin (Gëzimin), meshtar e shën Adautin, martirë; shën Pamakun, senator romak e shën Margariten Ward.     

Tё shtunёn mё 31 gusht, kalendari përkujtohen, shën Jozefin e Arimatesë dhe Nikodemin, dishepuj të Krishtit, shën Rajmondin Nonato, kardinal mercedar si dhe tё Lumin Alfredo Ildefonso Shuster, kardinal, kryeipeshkëv i Milanos.   

Të dielën e ardhshme mё 1 shtator, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën XXII gjatё vitit liturgjik, e gjithnjё mё 1 shtator, kalendari pёrkujton shën Egjidin abat, shën Viktorin; shën Sikstin, shën Jozuhen. Kёtё të diel, kremtohet Dita e 34-tё Botërore e Lutjes pёr ruajtjen e Krijimit e cila, që prej vitesh, kremtohet më 1 shtator. E fuqishme, thirrja, drejtuar posaçërisht pёr “Ujin” si njё e mirë e çmueshme dhe e pazëvendësueshme, një përgjegjësi e përbashkët përballë krizës ekologjike. 

25 gusht 2019, 10:02