Kërko

15 agosto assunzione Maria al cielo, Madonna Assunta 15 agosto assunzione Maria al cielo, Madonna Assunta 

Shenjtorët e javës 11 -18 gusht

Festa e Zojës së Madhe, shën Maksimilian Kolbe, shën Rroku shtegtar dhe martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës, shën Flori e Lauri, martirë janë ndër kremtimet që na kujton kalendari i javës së ardhshme.

R.SH. - Vatikan

E diel 11 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën 19-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 11 gusht, kalendari kujton shën Kjarën e Asizit, virgjër, e shën Suzanën e shën Tiburcin, martir.  Liturgjia e kёsaj sё diele të 19-të gjatë vitit kishtar, posaçërisht  në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, Jezusi na fton të jemi vigjilentë, të jemi të vëmendshëm, jo vetëm për të mësuar si ta presim kur Ai do të vijë e do të trokas në portën e jetës sonë, por për ta njohur çdo herë që, në shëmbëlltyrën apo në imazhin e vëllait tonë, do të na kërkojë ta duam e ta ndihmojmë.

Të hёnёn më 12 gusht, kalendari kujton shën Gjovanën Françeska e Shantalit, rregulltare, si dhe shën Inoçencin XI, papë.  Liturgjia e ditës na kujton se ligji i ri i Krishtit i fton të gjithë të jenë plot dashuri e mëshirë, bujari e solidaritet, si kur fitojnë, ashtu edhe kur, për syrin e botës, humbasin. Duhet të galdojmë përherë në Zotin, që na shpëton.

Të martën më 13 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Poncianin, papë e shën Ipolitin, meshtar, të dy martirë, si edhe shën Gjonin Berkmans, jezuit.  Liturgjia e ditës na kujton fjalët e Jezusit  që jehojnë në Ungjill “Lërini fëmijët të vijnë tek unë, duke na kujtuar se vetëm ata që bëhen vërtet të vegjël, pra që ia besojnë veten krejtësisht Hyjit, mund të hyjnë në portat e Mbretërisë së Qiellit.

Të mërkurën më 14 gusht, bie përkujtimi liturgjik i shën Maksimilian Kolbes, meshtar e martir, si edhe i shën Euzebit romak. Shën Masimilian Maria Kolbe, shenjt i kohëve të vështira të nazizmit, mbush në këtë ditë 70-vjetorin e martirizimit. E ofroi veten në vend të një babai me familje e fëmijë, për të vdekur me mundime në bunkerin e urisë, ku e hodhën nazistët në Aushvic.

Tё enjten mё 15 gushtKisha katolike kremton festën e Tё Ngjiturit tё Virgjrës Mari nё Qiell, apo Pashkët e Zojëssiç njihen nga tradita të shumta të krishtera, festa e Zojës së Madhe, siç njihet e quhet nga populli shqiptar. Kёtё ditё kremtojmë shën Marinë Virgjёr, atë që i tha “po” Zotit e bëri të lindë Shëlbuesi i njerëzimit. Të këndojmë me të “Shpirti im madhëron Zotin”. Nuk e dimë si dhe kur ka vdekur shën Maria Virgjër, por që në kohë të hershme, Kisha e ka përkujtuar dhe kremtuar fjetjen e saj, që është festa kryesore kushtuar Zojës së Bekuar. Gjithçka admirojmë në Marinë Virgjër është fryt i fesë së saj dhe i veprës së Shpirtit Shenjt Zot, që përmes pranimit të plotë të Marisë në veprën hyjnore të shpëtimit, ka sjellë fryte shëlbimi për mbarë njerëzimin

Tё premten mё 16 gusht, kalendari kishtar përkujton shёn Shtjefnin, mbret i Hungarisë, shën Rrokun shtegtar. Shenjtin e njohin mirë dhe kremtojnë shirokasit, pranë Shkodrës dhe besimtarët e famullisë kishtare të fshatit Novosellë, Gjakovë, të cilët për çdo vit e nderojnë shenjtin në ditën e festës. Liturgjia e ditës na fton të përpiqemi të hyjmë në mbretërinë e Zotit “nga porta e vogël dhe e ngushtë” për të cilën flet Jezu Krishti.

Tё shtunën mё 17 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Eusebin, papë e martir, dhe shën Kjarën e Montefalkos, abateshë augustiniane.  Liturgjia e ditës na sjell thirrjen e psalmistit: Shpëtona o Zot, e dhurona jetën e vërtetë. A jemi duke vepruar për ato të mira që prishen e kalojnë, apo punojmë për të shpëtuar atë që është e pavdekshme në ne? Fjala e Zotit na fton t’i përmbahemi udhës ungjillore, udhës që na shpie në plotësinë e jetës.

Të dielën e ardhshme më 18 gusht, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 20-të gjatë liturgjik, gjithnjё mё 18 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Agapiti, papë, shën Helena, perandoresh , perandoreshë, nënën e shën Kostandinit, që solli Kryqin e Vërtetë, ku u kryqëzua Jezu Krishti, nga shtegtimi i saj në Jeruzalem, dhe martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës, shën Florin e Laurin, martirë.

Tradita mbi dy mijëvjeçare e krishterimit ndër shqiptarë, nuk mund tё mos i falte banorёve të këtyre trevave në shekuj edhe shenjtorët vendas, ose ungjillëzues të trevave ku sot banojnë shqiptarët. Dy prej tyre Kisha universale i kremton mё 18 gusht: janë Shën Flori e Shën Lauri. E kështu,martirët dardanë të Ulpianës, shën Florit e Lauri e dhuruan jetën duke i shërbyer të afërmit, e duke dëshmuar Ungjillin e Krishtit me vepra të mira e të drejta. Shembulli i tyre na mëson se, dashuria nuk ka nevojë të programohet por vetëm të mishërohet në jetën e përditshme.

11 gusht 2019, 18:47