Kërko

 Vizita private e Papës në Shtëpinë "Nënë Tereza" të Tejgaon Vizita private e Papës në Shtëpinë "Nënë Tereza" të Tejgaon 

Nga porositë e Nënë Terezës: “Sëmundja më e keqe, lakuriqësia”

Sot, nga thesari i fjalëve të urta dhe porosive, që na la trashëgim Shën Nënë Tereza, shkëputëm konceptin e lakuriqësisë. Kur jemi lakuriq? Vetëm kur na mungojnë rrobat? Lakuriqësia ka njëmijë forma - na kujton Shenjtorja shqiptare – që flet, më pas, edhe për dashurinë e për lidhjen e saj me gëzimin.

R. SH. - Vatikan

“Nuk jemi lakuriq vetëm kur na mungojnë rrobat. Lakuriqësia ka njëmijë forma. Je lakuriq, kur e ke humbur dinjitetin njerëzor. Lakuriq, kur ke humbur virtytin e pastrisë. Kur zemra është bosh, goja nuk mund të flasë, mendja nuk mund të mendojë. Jemi lakuriq, kur ndjehemi krejt vetëm. E kjo është lakuriqësia më e madhe. Sëmundja më e keqe, vuajtja më e hidhur.

Lakuriqësia më e madhe në botë është mungesa e dashurisë. Është varfëria e zemrës. “Një nga sëmundjet më të rënda të kohës sonë është të jesh askushi për askënd!”.

 

22 gusht 2019, 10:42