Kërko

 Besimtarë indianë në lutje para figures së Nënë Terezës Besimtarë indianë në lutje para figures së Nënë Terezës 

Nga fjalori i Nënë Terezës: “Gëzimi, një nga gjërat më të çmuara”

I pashterrshëm, thesari i fjalëve të urta të Shën Nënë Terezës. Në të ndjehet fort shpirti i saj shqiptar, jehona e gëzimit, që ndjeu në familje e më pas, kur ecte plot gëzim përkrah me Krishtin udhëve të Kalkutës, për t’ia shuar etjen!

R. SH. - Vatikan

Varfëria më të madhe është të mos kesh gëzim për të dhuruar. Nuk ka pikë rëndësie ajo që bëjmë. Rëndësi ka gëzimi, me të cilën e bëjmë gjithçka.

Gëzimi është dashuri

Gëzimi është dashuri, gëzimi është lutje, gëzimi është forcë. Zoti e do njeriun që rrezaton gëzim. Nëse jep gëzim, ke dhënë një nga gjërat më të çmuara. Më vezulluese, më me vlerë! E ku është gëzimi, është edhe shërbimi! Përpiquni, prandaj, të jeni gjithjë të gëzuar. Gëzimi është ngjitës. Kur kam uri, i lutem Zotit të më dërgojë dikënd, që ma shuan urinë;

kur kam etje, dikënd që më jep të pi;

kur ngrij, dikënd që më ngroh.

Po kur jam i trishtuar, i lutem të më dërgoj një njeri që di të dhurojë gëzim!

Sepse kur jam i gëzuar, e harroj edhe mjerimin tim.

Mos e kërko gëzimin ndër vetrina.

Gëzimi është, aty  është  edhe Zoti!

23 gusht 2019, 15:33