Cerca

Vatican News
Nga një protestë për të drejtat e dalitëve Nga një protestë për të drejtat e dalitëve  (ANSA)

Kremtohet në Indi, “Dita e Zezë” për të drejtat e dalitëve

Kisha Katolike lokale kundër diskriminimit të dalitëve, njerëzit jashtë kastave, që janë veçanërisht të krishterë.

R.SH. - Vatikan

Më 10 gusht, u kremtua në Indi, e ashtuquajtura “Dita e Zezë”, ditë proteste e mbështetur nga Kisha Katolike lokale kundër diskriminimit të dalitëve, njerëzit jashtë kastave, që janë veçanërisht të krishterë. Data kujton 10 gushtin 1950, kur Presidenti i Indisë miratoi nenin 3 të Kushtetutës për kastat.

Ligji u njeh të drejta të ndryshme çdo anëtari të kastave, por paragrafi i tretë i kësaj norme nënvizon se jo hinduistët nuk mund të bëjë pjesë në asnjë kastë. Në vitin 1956 dhe më 1990, u bënë disa ndryshme për ta shtrirë kategorinë e kastave edhe për budistët dhe sikhët, por të krishterët dhe myslimanët janë ende të përjashtuar prej tyre.

12 gusht 2019, 10:23