Kërko

Takim i jezuitëve në Panama Takim i jezuitëve në Panama 

Jezuitët latinoamerikanë bashkohen me mobilizimin global për klimën

Konferenca e Eprorëve provincialë jezuitë në Amerikën Latine dhe në Karaibe (Cpal) bashkohet me mobilizimin global për klimën, nga 20 deri më 27 shtator, në qytete të ndryshme të botës.

R.SH. - Vatikan

Qëllimi është të protestohet kundër qeverive, që nuk bëjnë asgjë për t’u bërë ballë pasojave të ndryshimeve të klimës. Kryetari i Konferencës, atë Roberto Jaramilla, u shkruan të gjithë eprorëve provincialë të gjysmës së kontinentit amerikan, bashkëpunëtorëve dhe vullnetarëve të Shoqërisë së Jezusit një letër, me të cilën i fton të bashkohen me këtë nismë, ndërmarrë nga të rinjtë e planetit.

Bashkohumi me çdo mjet me protestën për klimën

         “Dua të nxis secilin prej jush - shkruan atë Jaramillo - ta përhapë këtë thirrje urgjente për të gjetur zgjidhje për emergjencën klimatike, në mënyrë që, duke u nisur nga mundësitë e secilës e të çdo vepre a institucioni, që drejtoni (ose ku veproni), të bashkohemi me këto ditë, …duke kërkuar masa konkrete për mbrojtjen dhe ruajtjen e Shtëpisë sonë të Përbashkët”. “Bëj me forcë thirrje – vijon kryetari i Konferencës së eprorëve jezuitë - të mbështeten demonstratat e 20 shtatorit për klimën; në veçanti, u kërkoj të gjithëve të planifikojnë një gjest profetik, ose, edhe më mirë, të bashkohen me shumë të tjerë në vendin e në rajonin e tyre (me besimtarë e jo besimtarë) në aksione, që - përhapur në rrjetet shoqërore e bërë të dukshme - e bëjnë më të fuqishme këtë britmë të njerëzimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e tokës amë”.

21 gusht 2019, 14:38