Kryqi shëlbues Kryqi shëlbues 

Gjindet i vrarë një meshtar maronit

Atë Elie Najjar u gjet i vrarë me një të shtënë arme zjarri në kokë, në qelinë e tij, pranë manastirit të Mar Shaaya (Shën Izaia), ku jetonte e shërbente.

R. SH. - Vatikan

Beirut (Agenzia Fides) – Atë Elie Najjar, meshtar i Urdhërit të Shëna Ndout Maronit, të mërkurën, më 7 gusht, u gjet i vrarë me një të shtënë arme zjarri në kokë, në qelinë e tij, pranë manastirit të Mar Shaaya (Shën Izaia), ku jetonte e shërbente. Lajmin e jep agjencia Fides.

57 vjeç, me origjinë nga Zahle, në Luginën e Beqa’, Atë Elie ishte edhe kryetar i bashkisë së Mar Shaaya- Mezkeh, (distrikti i al-Matn), territori i së cilës i përket pothuajse i tëri Urdhërit Antonin. Ditën para gjetjes së trupit tij të pajetë, atë Elia  kishte shkuar edhe në bashki, për të kryer punët e përditshme, lidhur me detyrën e tij publike.

 Rregulltari njihej e vlerësohej lart për veprimtarinë e tij baritore në gjirin e Kongregatës, së cilës i përksite. Vetë Urdhëri Antonin Maronit kërkoi nga autoritetet hetime sa më të shpejta, për të sqaruar shkaqet e vdekjes së dhunshme, në një vend ku njerëzit shkojnë për t’u lutur. Tani për tani nuk përjashtohet as pista e vetëvrasjes. Burimet informative libaneze, si lebanondebate.com, flasin për gjetjen e një bilete, përmes së cilës rregulltari kërkon falje për gjestin, që përgatitej të kryente!

Ministri i Brendshëm, Raya el-Hassan, i shprehu ngushëllimet e tij Urdhërit Antonin Maronit, Bashkisë së Mar Shaaya- Mezkeh dhe familjes së rregulltarit.

Mesha e Dritës e Atë Elie Najjar, u kremtua sot, e enjte, 8 gusht, në orën 15.00. Meshtari i vrarë u varros në kuvendin e Mar Roukoz, në Dekwaneh, që u përket Etërve antoninë maronitë. (GV) (Agenzia Fides 8/8/2019).

08 gusht 2019, 15:28