Kërko

Nene Tereza Nene Tereza 

“E kam për zemër popullin tem shqiptar”: libri i ri i don Lush Gjergjit për Nënë Terezën

Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë organizoi një takim kulturor për të kremtuar ditëlindjen e Nënë Terezës dhe 40-vjetorin e Cmimit Nobel për Paqe, dhënë shenjtes më 1979. Në takimin e zhvilluar më 26 gusht, në Qendrën “BogdaniPolis”, u paraqit edhe libri i ri i don Lush Gjergjit: “E kam për zemër popullin tem shqiptar".

R.SH. - Vatikan

Ditët kushtuar shën Nënë Terezës nga Kisha Katolike në Kosovë filluan dje e do të vazhdojnë deri në festën e saj liturgjike, më 5 shtator, në përvjetorin e kalimit të shenjtes në Shtëpinë e Atit Qiellor. Dje, në 109-vjetorin e lindjes, në Prishtinë u mbajt një takim kulturor, ku, ndër të tjera, u paraqit libri i ri i dom Lush Gjergjit kushtuar bijës shqiptare të bamirësisë e të dashurisë. Titullohet “E kam për zemër popullin tem shqiptar” dhe u komentua nga poeti e shkrimtari Visar Zhiti. Gjithashtu, u përkujtua edhe 40-vjetori i marrjes së Çmimit Nobel për Paqen, që iu dha Nënë Terezës më 11 dhjetor 1979. Më hollësisht, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina

Dëgjo informacionin e Rabije Ibrajt...

Ne Prishtine kremtohet ditelindja e Shen Nene Terezes dhe 40 vjetori i cmimit te saj Nobel per Paqe

Dioqeza Prizren Prishtine ka nisur kremtimin e diteve kushtuar Shen Nene Terezes me 26 gusht kur eshte ditelindja e saj dhe do te zgjasin deri me 5 shtator kur kremtohet Festa Liturgjike kushtuar  Shenjtores tone ne konkatedralen me emrin e saj ne Prishtine.

Diten e hene ne mbremjen e 26 gushtit, ne qendren ‘’Bogdanipolis‘’ eshte mbajtur akademi ne kremtim te ditelindjes se 109 te Ganxhe Bojaxhiut, Shen Nene Terezes, qe perkonte edhe me 40 vjetorin e cmimit Nobel per Paqe, e cila u shperblye per mundin dhe sakrificen e saj dhe kongregates qe ajo drejtonte ne sherbim te njerzeve nder me te varfer, te semure e te braktisur te planetit.

Ne prani te shume pjesemarreve akadamia filloj me vargje te bukura te Nene Terezes, ne interpretim te aktores Arjeta Ajeti e me pas edhe pjese nga fjalimi i Nene Terezes ne Shenjtoren e Letnices, dhe kohe pas kohe evenimenti madheshtohej me kenge te zgjedhura dhe adapte per kete rast nga kori i studenteve.

Pjese qendrore e kesaj ngjerjeje ishte shpalosja e librit me te ri te mons Lush Gjergjit, i 17 me radhe: ‘’E kam ne zemer popullin tem shqiptar, bisedime me shen Nene Terezen’’per te cilen foli shkrimtari, Visar Zhiti, i cili tha  se librat per shenjtoren tone Nene Terezen jane te shumte dhe te vazhdueshem, ne shtete te Evropes dhe pertej oqeaneve dhe ne gjuhe te shumta te botes. Por, siq tha ai, librat me familjar dhe me te bukur per Shen Terezen jane ata qe publikohen ne Prishtine e Tirane.

Ai tha se botimet e Don Lush Gjergjit, jane me vlera te medha, pasi dalin nga nje person qe e ka njohur dhe ka biseduar  sy me sy me Nene Terezen, qe permes shkrimeve te shumta lexuesi ta njoh me shume te Shenjten e kombit. “Ajo ishte bere gruaja me e njohur e planetit me perpara se te shpallej e Shenjte ne shekullin 21. Ajo i perket botes se mbare, ashtu siç i perket univeresit te jetes dhe te dhembjes te me te varferve, prandaj kjo u shperblye me Çmimin me te larte Nobel per Paqe. Por mbi te gjitha, ajo ka shperblimin e dashurise se pakufishme, te te gjithe njerezimit dhe te bekimit nga Zoti”, tha mes tjerash Zhiti, i cili shtoi se libri i Dom Lush Gjergjit do te na ndihmoje ne promovimin e dashurise dhe paqes mes shqiptareve.

Duke folur per Çmimin Nobel per Paqe, te cilin Nene Tereza e mori para 40 vjetesh, prof. Xhavit Beqiri tha se personalitete te ndryshme boterore qe u nderuan me kete mirenjohje, mbeshteteshin fort nga qeveri te fuqishme me donacione te medha financiare, ndersa e veçanta e nobelistes tone, Nenes Tereze ishte se ajo me kete cmim u nderua duke pasur vetem nje mjet, por gjithsesi me te fortin ‘’dashurine per njeriun’’. Sipas Beqirit, ceremonine e pranimit te ketij çmimi, Nene Tereza e cilesonte nje rast te vecante per te shpreh ndjesine e dashurise mes njeri tjetrit dhe harene e njohjes se te varferit nder me te varfer.

Ne vazhdim, mons Lush Gjergji, iu kthye edhe njehere promovimit te librit te tij: “E kam ne zemer popullin tem shqiptar”, duke iu drejtuar te pranishmeve: “Çka pashe, degjova e perjetova per se afermi me Nenen Tereze, ate po ua dhuroj juve, qe te jeni disi pjesemarres ne kete risi dhe mrekulli te shekullit XX, por edhe me teper, per shume shekuj te njerezimit dhe te krishterimit ‘’, tha mons Lushi duke i permendur tri arsyet qe e shtyen ate, qe te shkruaj dhe botoj kete liber, Nata e lindjes se Ganxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i shperblimit Nobel per Paqe, si dhe nje jubile personal i tij, 50 vjetori i takimit te pare me Nene Terezen ne Rome me 29 mars te vitit 1969. Sipas mons Lushit ky botim nga Shtepia Botuese ‘’Drita’’eshte mjaft burimor, i rralle dhe i dalluar, i cili per me teper do te jete ne sherbim te gjeneratave te reja te cilat duhet te dine me shume per jeten dhe vepren e Shen Nene Terezes, te Shenjtes se Kombit Tone dhe Nanes se Njerezimit Global.

Ne fund te kesaj akademie, piktori i ri, Rilind Morina i frymezuar nga vepra e Nenes Tereze e kishte pikturuar portretin e saj, pikerisht dhurate per konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ne Prishtine, te cilen e pranoi me kenaqesi dhe u falenderua dom Fatmir Koliqi, famullitar i Prishtines.

27 gusht 2019, 15:41