Kërko

Papa Françesku në mesin e ipeshkvijve kolumbianë Papa Françesku në mesin e ipeshkvijve kolumbianë 

Asambleja para-sinodale e Kolumbisë. Imzot Urbina kërkon ndryshime strukturore dhe personale

Në dy ditët e asamblesë së ipeshkvijve të Kolumbisë morën pjesë përfaqësuesit e dioqezave kolumbiane dhe të Rrjetit kishtar pan-amazonik Repam, përfaqësuesit e organizatave indigjene, kampezine dhe afro-amerikane të zonës së Amazonës. Debatet, laboratoret dhe diskutimet ndoqën njëri-tjetrin, në përgatitje të Sinodit të tetorit.

R.SH. - Vatikan

U mbajt më 13 e 14 gusht në Bogotà, asambleja para-sinodale e Kishës Kolumbiane, në pritje të Sinodit kushtuar Amazonës, që do të hapet në tetor, në Vatikan. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Kolumbisë, imzot Oscar Urbina Ortega, kryeipeshkëv i Villavicencio-s, duke u nisur nga veçantitë etnike, kulturore, natyrore dhe fetare të rajonit të Amazonës, kërkoi që të gjithë të impenjohen për “ndryshime strukturore dhe personale”, sidomos shtetet dhe Kisha. Ndër ata që e dëgjonin, ishte edhe presidenti i Republikës, Iván Duque.

         Imzot Urbina denoncoi shpyllëzimet, ndotjen e burimeve ujore, projektet e zhvillimit në kundërshtim me kujdesin për Shtëpinë tonë të përbashkët. Pastaj iu drejtua qeverisë me ftesën “për të luftuar kundër kolonializmave të reja, të cilat mundohen t’i grabitin këto toka” me një mijë mënyra. “Papa Françesku – kujtoi ai – bën shpesh thirrje për ta ndryshuar paradigmën historike, përmes së cilës e shikojnë shtetet Amazonën, parë thjesht si rezervë pasurish natyrore, pa u shqetësuar për jetën e popujve indigjenë dhe për shkatërrimin e natyrës”. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Kolumbiane nënvizoi se “mbrojtja e popujve indigjenë dhe e territoreve të tyre është kërkesë dhe impenjim themelor për të drejtat e njeriut”.

16 gusht 2019, 14:33