Kërko

 Toka Shenjte Toka Shenjte 

Toka Shenjte: Ipeshkvijtë katolikë dënojnë ashpër atentatin në Kishën e Shën Jakut të Beit Hanina, në Jeruzalem

E dënuan ashpër, ipeshkvijtë katolikë të Tokës Shenjte, sulmin e 12 korrikut, në mjediset e Kishës së Shën Jakut, në Beit Hanina (Jeruzalem), ku po kremtohej një festë famullitare.

R. SH. - Vatikan

E dënuan ashpër, ipeshkvijtë katolikë të Tokës Shenjte, sulmin e 12 korrikut, në mjediset e Kishës së Shën Jakut, në Beit Hanina (Jeruzalem), ku po kremtohej një festë famullitare. Në një notë - botuar nga Agjencia Sir - ipeshkvijtë katolikë të Tokës Shenjte njoftojnë se sulmi erdhi nga “zona e ngulimit Naveh Yaacov, veri-lindje e Jeruzalemit)”.

Besimtarët e shumtë, që merrnin pjesë në kremtim, u gjuajtën me kos e domate. Shumë prej tyre, ndërmjet të cilëve edhe një vajzë 13 vjeçe, u plagosën nga goditjet e drejtpërdrejta. E jo vetëm besimtarët, por edhe meshtarët, atë Najeeb Ibrahim e atë Bashar Fawadleh. E dënojmë sulmin e i kërkojmë sigurimit izraelit të bëjë hetime serioze e t’i ndalojë menjëherë shkaktarët e një qëndrimi të tillë, sa qesharak, aq edhe të dëmshëm e fyerës!

16 korrik 2019, 14:21