Kërko

kryeipeshkvi i Karaçit, kardinali Joseph Coutts kryeipeshkvi i Karaçit, kardinali Joseph Coutts 

Të krishterët në Pakistan dëshmitarë të një persekutimi të pareshtur

Diskriminime, atentate, konvertime të detyruara: këto pësojnë të krishterët në Pakistan, ku shenjat e shpresës janë të brishta. "Ne si të krishterë nuk do të jemi kurrë të heshtur apo të fshehur”, pohoi kryeipeshkvi i Karaçit, kardinali Joseph Coutts, në fjalimin e tij mbajtur në konferencën "Liria fetare e mohuar. Indiferenca e bashkësisë ndërkombëtare" që u promovua nga fondacioni ‘Ndihmë Kishës që vuan’ pranë Universitetit Katolik të Milanos.

R.SH. - Vatikan

Diskriminime, atentate, konvertime të detyruara: këto pësojnë të krishterët në Pakistan, ku shenjat e shpresës janë të brishta. "Ne si të krishterë nuk do të jemi kurrë të heshtur apo të fshehur”, pohoi kryeipeshkvi i Karaçit, kardinali Joseph Coutts, në fjalimin e tij mbajtur në konferencën "Liria fetare e mohuar. Indiferenca e bashkësisë ndërkombëtare" që u promovua, më 4 prillin  e kaluar, nga  fondacioni ‘Ndihmë Kishës që vuan’ pranë Universitetit Katolik të Milanos. Teksti i fjalimit (në formë të plotë) të kardinalit të Pakistanit, mbi diskriminimet dhe vështirësitë e shumta që përjeton komuniteti i krishterë në këtë vend, u publikua në numrin e ri të revistës italiane ‘Vita e Pensiero’, që doli sot, 11 korrik ,nga shtypi.

Pakistani është një vend i madh me gati 200 milionë banorë, të krishterët janë një pakicë shumë e vogël. Në Republikën Islamike të Pakistanit, 95%  e popullsisë janë myslimanë, të krishterët (katolikë e protestantë) janë vetëm 3 milion, ose 2 % e popullsisë, hinduistët dhe besimtarët e feve të tjera janë 3 %. Në një situatë të tillë – pohon kardinali i Karaçit , Joseph Coutts -  si të krishterë jemi thirrur të jemi dëshmitarë të fesë tonë. Është e vërtetë se jemi një pakicë e vogël në Pakistan, por kjo nuk do të thotë që ne të krishterët jemi një pakicë e fshehur, ose një pakicë e heshtur. Siç na kujtoi Papa  Françesku gjatë udhëtimit të tij në Marok, më shumë se sa numri, më e rëndësishme është aftësia të jesh tharm i turmës, kripë e tokës, dritë e popullit, siç na porosit edhe Ungjilli. Kishave katolike në Pakistan përmes shkollave dhe institucioneve tjera të krishtera, po bënë një punë shumë të rëndësishme për shoqërinë e vendit, vepër që vlerësohet edhe nga shumë myslimanë”.

Sipas Kushtetutës tonë,  kujton kardinali i Karaçit, hirësia tij Joseph Coutts - liria fetare është e njohur, edhe pse në zyra të larta të shtetit, për të krishterët e pakicat tjera fetare, nuk aq  lehtë të arrihet. Jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur viteve të fundit në botë dhe në shoqërinë tonë e ne, si të krishterë, jemi thirrur të jemi dëshmitarë të një Kishe që vuan e shërben për Zotin e për njeriun.

11 korrik 2019, 17:04