Imzot Youhanna Jihad Battah, Kryeipeshkëv i Damaskut për  Siro Katolikët Imzot Youhanna Jihad Battah, Kryeipeshkëv i Damaskut për Siro Katolikët 

Siro-katolikët: imzot Battah është kryeipeshkëv i ri i Damaskut

Sinodi i Kishës patriarkale të Antiokisë së Sirëve zgjodhi imzot Youhanna Jihad Battah, deri tani ipeshkëv i Kuries patriarkale, kryeipeshkëv të kryeqytetit sirian. Patriarku Ignatius III Younan emëroi kryeipeshkëv të Halebit, Denis Antoine Chahda, administrator i arqiheparkisë së Hassaké e Nisibin.

R. SH. - Vatikan

Barinj të rinj për kujdesin baritor të besimtarëve sirianë, në gjirin e Kishës patriarkale të Antiokisë së Sirëve, në bashkim me kishën katolike, të formuar nga besimtarët e Kishës së ortodoksëve siriakë, që u bashkuan me Romën duke nisur që nga viti 1783, duke ruajtur gjuhën e tyre, ritet siriako-perëndimore dhe ligjshmërinë kishtare. Sinodi i ipeshkvijve siro-katolikë zgjodhi ipeshkvin e ri të Damaskut, imzot Youhanna Jihad Battah, deri tani ipeshkëv i Kuries patriarkale. Zë vendin e imzot Gregorios Elias Tabé, 78 vjeç.

Ndërkaq Patriarku Ignatius III Younan emëroi kryeipeshkëv të Halebit, Denis Antoine Chahda, administrator i arqiheparkisë së Hassaké e Nisibin në Siri.

Siro katolikët: 42 mijë në Irak, 26 mijë në Siri, 55 mijë në diasporë

Selia e Patriarkut të Antiokisë së Sirëve është në Beirut të Libanit, por  shumica e besimtarëve siro-katolikë, jetojnë në Irak, rreth 42 mijë; në Siri, 26 mijë; ndërsa 55 mijë jetojnë në diasporë.

12 korrik 2019, 14:15