Kërko

 Vangelo della domenica Vangelo della domenica  

Shenjtorët e javës 28 korrik – 4 gusht

Lutja e Atë Ynë-s që na mëson Jezusi, është përmbledhje e tërë Ungjillit e na mëson sendet thelbësore e të domosdoshme të jetës: bukën, faljen dhe luftën kundër së keqes. Lutja e Atë Ynë-s afron së bashku Hyjin e njeriun.

R.SH. - Vatikan

E diel 28 korrik, Kisha katolike kremton tё Dielёn e 17-tё gjatё vitit kishtar, cklit tё tretё. Gjithnjё mё 28 korrik, kalendari kihstar pёrkujton shёn shёn Urbanin II papë, shën Nazarin e Çelsin, martirë milanezë dhe shën Vitorin papë.  

Dialogu me Hyjin, lutja , është në qendër të Fjalës së Zotit të kësaj së diele. Pra, lutja si tipar i rëndësishëm dhe i mëtejshëm i të qenurit nxënës, i të qenurit dishepull i Zotërisë Jezu Krisht. Lutja e Atë Ynë-s që na mëson Jezusi, është përmbledhje e tërë Ungjillit e na mëson sendet thelbësore e të domosdoshme të jetës: bukën, faljen dhe luftën kundër së keqes. Lutja e Atë Ynë-s afron së bashku Hyjin e njeriut.

Tё hёnёn më 29 korrikkalendari përkujton Shën Martën, shën Lazrin, shën Olafin, shenjtorët Simpliçin, Faustinin, Beatriçjën, Feliçin e Rufin, martirë.  Shpirti i Zotit sjell lirinë e vërtetë, atë liri që arrihet me mundim në kërkimin e së vërtetës mbi veten tonë e mbi jetën tonë personale, një liri që nuk përjashton ligjet e detyrimet, të cilat burojnë nga përgjigjja, që duhet t’i japim Zotit.

Tё martёn mё 30 korrik, përkujtohen shën Pjetër Krizologu, ipeshkëv i Ravenës e Dijetar i Kishës, shën Leopoldo Mandiç e shën Donatela me shoqe. Më 433 Pjetër Krizologu u shugurua ipeshkëv i Ravenës nga Papa Siksti III. Nga 180 predikimet që janë ruajtur, del figura dhe personaliteti njerëzor e baritor i Pjetrit, kultura e tij e gjerë, karakteri i tij i ngrohtë dhe qartësia e fesë. Ravena e kohës së tij është udhëkryq i të gjitha lëvizjeve fetare e politike.

Të mërkurën më 31 korrik, përkujtohet  Shën Injaci i Lojolës, meshtar, themelues i Shoqërisë së Jezusit. Urime të gjithë jezuitëve për festën e tyre. Protagonisti i madh i reformës katolike të shekullit XVI u lind në Azpeitia (zona bake e Spanjës), më 1491. Filloi karrierën kalorsiake, por përjetoi kthimin rrënjësor në fe, duke lexuar jetët e shenjtorëve. Kaloi më se një vit në lutje në qytezën e Manrezës, ku vendosi të themelonte Shoqërinë e rregulltarëve. Priftërinjtë shtegtarë, që iu bashkuan misionit të tij, u quajtën që në fillim jezuitë dhe u përhapën në mbarë botën. 

Tё enjten mё 1 gusht
, pёrkujtohet shën Alfonso Maria de’ Liguorit, ipeshkëv e Dijetar i Kishës. Është autori i muzikës së këngës së famshme të Krishtlindjes, “Ti ulesh prej Parrizit”.

Tё premten më 2 gusht, bie pёrkujtimi i shën Euzebit nga Verçeli e i shën Pjetrit Gjuliano Einard, meshtar, themelues i Sakramentinëve. “I lum, ai që ka për ndihmë Hyjin e Jakobit”, këndon liturgjia e ditës.

Të shtunёn, më 3 gusht
kalendari pёrkujton shën Lidien, dishepulle e shën Palit Apostull, shën Eufronin e shën Asprenaton. Është e premtja e parë e muajit, rast për t’u pajtuar me Zemrën e Krishtit.

Tё dielёn e ardhshme me 4 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e 18-tё gjatë vitit kishtar. Po mё 4 gusht bie pёrkujtimi i shën Gjonit Maria Vianej, pajtor qiellor i klerit, që kujdeset për shpirtrat e besimtarëve.

 

28 korrik 2019, 08:57