Kërko

Gesu nella casa di Maria e Marta di Betania Gesu nella casa di Maria e Marta di Betania 

Shenjtorët e javës 21 - 28 korrik

Marta e Maria, protagoniste të Ungjillit të kësaj se diele, na mësojnë si duhet jetuar jeta e të krishterit, “të dashuruarit me Zotin”. Për këtë Kisha na fton të reflektojmë sa për mënyrën si punojmë, aq edhe për kohën, që ia kushtojmë kundrimit.

R.SH. - Vatikan

E diel 21 korrik, Kisha kremton të dielën e 16-të gjatë vitit, e gjithnjë mё 21 korrik, kalendari kishtar pёrkujton shёn Lorencin nga Brindisi, meshtar kapuçin doktor i Kishës, shën Prasedian-en romake e shën Ezekielin profet.

Ungjilli i kёsaj sё diele nga Luka na flet pёr Marinё e Martёn, tё cilat nuk janë në kundërshtim njëra me tjetrën, sjelljet e tyre janë përplotësim. Marta nuk mund të bëj pa Marinë, sepse shërbimi ynë nuk ka burim, të vetmin burim që zemrën e bënë të madhe. Maria nuk mund të bëj pa Martën, sepse nuk ka dashuri të Hyjit që nuk mishërohet në gjeste konkrete. Mikesha e shërbëtorja janë dy mënyra të dashurisë, që të dyja të nevojshme, dy polet e një urdhri të vetëm: “duaje Hyjin tënd e duaje të afërmin tënd”; të një lumnie të vetme: “lumë ata që e dëgjojnë fjalën, lumë ata që e mishërojnë në jetë”.

Të hënën më 22 korrik, kalendar përkujton shën Maria Madalenë. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti e bekon njeriu që jep me gëzim, që di të dhurojë pa shpërblim, pa shikuar kurrfarë interesi, pa pritur që ndokush t’i shprehë mirënjohjen për veprat e mira. I mjafton besimi se Zoti sheh gjithçka

Të martën më 23 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Brigjidën, rregulltare, Pajtore qiellore e Evropës. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi u fton të gjithë të krishterëve të cilët duhet t’i shërbejnë mbarë tokës, duke u bërë për të kripë e dritë për njerëzimin. 

Të mërkurën më 24 korrik, kalendari përkujton shën Sharbel Maklufin, meshtar dhe shën Kristinën, virgjër e martire. Liturgjia e ditës, përmes shëmbëlltyrës së grurit e të egjrës na kujton se Zoti nuk ndërhyn menjëherë, në mënyrë të bujshme, në historinë e njeriut. Pret. Por në fund e keqja eliminohet. Mbretëria e Hyjit rritet pak nga pak në heshtje e me efikasitet.

Të enjten më 25 korrik, kalendari përkujton shën Jakun apostull. Jaku, i lindur në Betsaide, ishte vëllai i shën Gjonit ungjilltar e i biri i Zebedeut dhe i Salomesë, që banonin në brigjet e liqenit të Tiberiades. E ndoqi Jezusin pas që nga fillimet e predikimit të Tij, menjëherë pas Simonit e Andreut. Lindi, pastaj, kolegji i Dymbëdhjetë Apostujve, të cilët qenë dëshmitarë të Shndërrimit të Krishtit, të ringjalljes të së bijës së Jairit e të natës më tragjike të njerëzimit, asaj të Gjetsemanit.

Të premten më 26 korrik, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Joakimin e Anën, prindërit e së Lumes Mari Virgjër dhe gjyshi e gjyshja e Jezusit, që së bashku me të drejtët e prisnin ardhjen e Mesisë. Liturgjia e ditës na kujton se lumnia e vërtetë e nxënësve të Krishtit është të arrijnë të shohin me sytë e tyre e të dëgjojnë me veshët e tyre Jezusin, atë, që profetët dhe të drejtët e dëshiruan me gjithë zemër, por s’e panë, as s’ e dëgjuan.

Të shtunën më 27 korrik, korrik kalendari përkujton shën Pantaleonin, mjek e martir dhe shën Çelestinin I, papë. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi i shpall të lum ata që e mirëpresin Atë dhe Fjalën e Tij.

Të dielën e ardhshme më 28 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 17-të gjatë vitit liturgjik, e gjithnjë mё 28 korrik, kalendari kishtar përkujton shёn Urbanin II papë, shën Nazarin e Çelsin, martirë milanezë dhe shën Vitorin papë. Liturgjia e ditës na kujton se fara e mirë shkon dëm në se nuk bie në tokë pjellore. Duhet të jemi, prandaj, tokë e mirë, që fara e Ungjillit të japë fryt në shpirtin tonë

21 korrik 2019, 09:22